'Reflektim dhe korigjim gabimesh', një javë me mundësi të mëdha ju pret sipas astrologut Jorgo Pulla

Duket një javë me ndryshime me marrje vendimesh të rëndësishme në fushën e biznesit, por jo vetëm. Kujdes këtë javë me timonin dhe paratë në dorë, mos jepni asnjë kapar. Më datë 21 mars kemi hënën e re në shenjën e Dashit, kemi ndikime të mëdha dhe favorizime në fushën e punës, ku më të ndikuara do të jenë Dashi, Shigjetari dhe Gaforrja. Po edhe ato që kanë ashendentët në këto shenja gjithashtu do të ndikohen. Është pikërisht kjo kohë, ky moment për ndryshime. Më datën 24-25 mars kemi një ndikim planetar që lidhet me Saturnin dhe Marsin ku duhet të kemi kujdes në lidhje me një punë, një çështje ligjore apo një problem që mund të kemi patur më përpara.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 20-26 Mars 2023

Dashi

Duket se keni mundësinë për zhvillim në fushën e karrierës. Do ia arrini qëllimit tuaj duke marrë parasysh këndin planetar ku do t'ju jepen shumë mundësi në lidhje me punën tuaj si dhe me marrjen e një vendimi të rëndësishëm në biznes. Gjithashtu favorizues do të jetë një udhëtim i largët ku do të arrini qëllimet tuaja. Kjo është periudha më ideale për ju, dita e mërkurë, e premte dhe e shtunë është favorite nëse dëshironi të bëni një takim në fushën e ekonomisë. Mundësitë janë shumë të mëdha në çështjet ekonomike financiare ndaj mos lini asnjë moment të kësaj jave pa shfrytëzuar. Në fushën sentimentale do të përfitoni shumë nga disa takime, edhe pse në këtë fushë keni qenë pak fajtorë.

Demi

Demi ka patur dy raste shumë të mira në lidhje me një takim që ka bërë para disa javëve. Tani ka ardhur momenti i zgjidhjes së problemit të tyre në fushën e dokumentacionit, sepse është shumë e rëndësishme periudha kur ndodhin fenomenet e rëndësishme. Një nga mundësitë më të mira që do të keni, ju jepet pikërisht këtë javë sepse zgjidhni një problem që keni patur me punën tuaj, fjalë me punëdhënësin apo me kolegë. Është folur kundra jush gjatë kësaj kohe, ka ardhur momenti për të zgjidhur gjithçka. Demi shquhet për maturinë e tij duke mos u nxituar në veprime dhe kjo bën që ecuria dhe vazhdimësia e punëve tuaja të jetë e mbarë. Kujdes me ndryshimet dhe lëvizjet këtë javë. Sa i takon anës sentimentale ndikime pozitive keni me Ujor dhe Virgjëreshë të 10-të ditëshit të parë.

Binjakët

Binjakët duket se tani edhe pse mund të kenë qenë në dilema përsa i përket punës së tyre do të ecin në ujëra të qeta. Sa i takon një problemi ligjor duket se koha dhe fati do të jetë në anën tuaj. Është një periudhë e rëndësishme në takime, në vendime që mund të merrni sidomos në fushën e karrierës. Kjo është koha më e përshtashme në fushën e biznesit. Në lidhje me një takim që do bëni kushtojini vëmendje pasi do të rezultojë një takim shumë i rëndësishëm. Ka ardhur koha për të marrë nisma të reja dhe për të stabilizuar njëherë e mirë fushën ekomomike financiare. Një pasuri e paluajtshme apo një dokument që prisnit duket se merr zgjidhje këtë javë. Një punë e dytë mund t'ju ndihmojë shumë në fushën ekonomike ndaj shfrytëzojeni këtë mundësi që ju jepet tani. Një problem tjetër do të arrihet të zgjidhet falë aftësive tuaja të komunikimit. Në çështjet shpirtërore ndikime pozitive me Peshore dhe Bricjap.

Gaforrja

Për Gaforret sado që mund të duket një periudhë e vështirë në pamje të parë në fakt është një kohë që kërkon vëmendje dhe përkushtim. Mund të keni një rritje në detyrë, mund t'ju jepet një mundësi që duhet të dini t'a shfrytëzoni. Gjërat do të vijnë drejt stabilizimit përsa i përket punës tuaj. Në lidhje me karrierën keni pasur disa dilema apo vështirësi, por koha ka treguar që fati është me ju. Është një kohë e përshtashme për zgjidhjen e çdo problemi. Duket se fokusi më i madh do të jetë puna juaj aktuale, nëse do t'ju propozohet diçka e re në punë shikoni çdo detaj të saj para se të merrni një vendim. Gjithsesi nuk ka vend aspak për t'u shqetësuar. Në fushën shpirtërore lidhjet me Bricjap dhe Akrep favorite. Një shtatzani e papritur do ju lumturojë.

Luani

Luanët duket se tani do të gëzojnë shumë, në marrjen e një dokumentacioni, do gëzojnë në lidhje me vendime të rëndësishme që do të marrin. Ju presin gjëra shumë pozitive në këtë periudhë, do ju hapet çdo derë e mundshme. Nëse deri tani nuk keni marrë akoma frytet e punës tuaj mos u shqetësoni, diçka e madhe po vjen për ju. Është një kohë ideale për mundësi të mëdha dhe për të zgjidhur çdo problem të së shkuarës dhe për të ecur sipas planeve tuaja. Është kohë e përshtashme për udhëtime, për nisma të reja dhe për investime. Në çështjet shpirtërore kanë pasur disa probleme kohët e fundit, një ndarje mund të kthehet në ribashkim, hëna e re do ndikojë në këtë drejtim.

Virgjëresha

Për Virgjëreshat do të jetë një javë e qetë dhe pa probleme. Është koha më e mirë e mundshme për takime, për vendime, për ndryshime, të cilat do të rezultojnë mjaft pozitive për të ardhmen. Një periudhë e stabilizuar në fushën e punës dhe karrierës. Do vijë një moment për ju të shenjës së Virgjëreshës në lidhje me punën që do të realizohet për diçka që ju e keni pretenduar kohë më parë. Me të padrejtë ju është marrë një vend pune për të cilin të tjerët e kanë kuptuar gabimin që kanë bërë dhe ka ardhur momenti që t'ju kërkojnë vetë, drejtësia vonon por nuk harron. Ka ardhur momenti i arritjeve të mëdha për ju dhe stabilizimit ekonomik. Nga kjo javë e tutje ju presin vetëm gjëra pozitive. Ky tremujor do të jetë shumë i mirë si për udhëtime ashtu dhe për çështje biznesi. Ditë pozitive janë e hënë, e mërkurë dhe e premte. Në çështjet shpirtërore ndikim pozitiv me Dem dhe Bricjap, ndërsa vëmendje me Ujor.

Peshorja

Është vërtetë një kohë e qëndrueshme në fushën e punës, në fushën e biznesit dhe në karrierë, por megjithatë një nga periudhat që do ndryshojnë mundësitë është pikërisht në këtë javë. Hëna e re në Dash më datë 21 mars do të ketë ndikim në shenjën e Peshores kryesisht të 10-të ditëshit të parë sepse nisni diçka të re. Nëse keni një biznes për t'a shitur apo keni një planifikim për një bisedë të rëndësishme bëjeni ditën e mërkurë, është një periudhë shumë e mirë dhe pozitive. Për çdo nismë të re ose vendim duhet të prisni tre ditë pas nisjes së hënës së re. Duket se puna është e stabilizuar edhe pse ditën e martë mund të keni disa debate, mos u shqetësoni pasi debatet janë për të mirën e punës dhe ju zgjojnë dhe motivojnë për të bërë më të mirën. Në fushën sentimentale me Peshk dhe Luan koha më ideale për ta.

Akrepi

Akrepët janë shenja më ideale, më e drejtpërdrejtë dhe më kritike. Plutoni ju jep një ndikim planetar me mundësi për të arritur qëllime të mëdha. Akrepët lidhen shumë më punën aktuale, ata mendojnë për të nesërmen dhe jo për të sotmen. Do të jenë të fuqizuar në këtë drejtim me punën, karrierën dhe disa takime të rëndësishme. I keni të gjitha mundësitë për të zgjidhur gjërat që doni pa qenë nevoja për të ngritur zërin. Shumë mundësi do ju jepen në fushën ekonomike financiare si dhe në vendime që do të merrni. Ju që keni çështje dokumentacioni me jashtë do ta zgjidhni këtë problem. Një takim bëjeni ditën e enjte pasi është ditë me ndikim pozitiv për Akrepët. Në fushën shpirtërore familja do të jetë fokusi kryesor, ndërsa 10-të ditëshi i tretë duhet të jetë më i kujdesshëm në marrëdhënie.

Shigjetari

Për Shigjetarët duket se tani ka ardhur momenti mjaft i mirë ekonomik, do ju vijnë shumë burime financiare, ndaj respektoni çdo moment mos lini pas dore asgjë në këtë drejtim. Kjo kohë kërkon pak reflektim nga ana juaj, punoni me veten me komunikimin si dhe mundohuni të kuptoni të tjerët për të marrë rezultatet e duhura. Një këshillë për Shigjetarët është që shqetësimet apo problemet që mund të kenë mos i mbajnë përbrenda, por t'i flasin pasi kështu do arrijnë të jenë më të qetë. Mos kërkojnë shumë pikëpyetje, por të marrin vetëm energjinë pozitive, ecni përpara pa e kthyer kokën pas. Baza më e sigurtë e Shigjetarëve është ekonomia e cila do vijojë gjatë të jetë kështu. Në fushën e punës do të ndjehet kontributi juaj, është periudhë e mirë në këtë drejtim, madje për të marrë përsipër dhe një punë të dytë i keni të gjitha mundësitë. Në anën sentimentale janë pak fajtorë, e kanë lënë pak pas dore.

Bricjapi

Bricjapi do të ketë mundësi pozitive në çështjet e punës. Është një periudhë pozitive sa i takon karrierës tuaj, pasi për momentin kjo fushë ju bën të ndjeheni mirë dhe të plotësuar. Ndërsa sa i takon anës ekonomike kërkohet pak vëmendje duhet të tregohen më të kujdesshëm. Disa takime apo biseda që mund të kenë nuk do të shkojnë ashtu siç duhet, por mos u shqetësoni, çdo gjë ka kohën e vet. Është një periudhë e mirë për udhëtime pasi ato ju falin kënaqësi. Bricjapët e 10-të ditëshit të parë përgjatë kësaj jave do të fokusohen më shumë tek puna. Data 21 mars ju favorizon shumë për nisma të reja, një kontratë pune pa frikë mund t'a firmosni tani. Është një moment mjaft pozitiv për të tre 10-të ditëshat mjafton që çdo hap që merrni të jetë i menduar dhe jo i nxituar. Në fushën sentimentale me Peshore, Shigjetar dhe Gaforre arrijnë aty ku dëshirojnë.

Ujori

Ujorët kanë një mundësi shumë të mirë në lidhje me punën e tyre, në lidhje me ndryshime të mëdha që do ndodhin tani e tutje, është kohë e mirë kohë e përshtatshme. Kjo është java e zgjidhjeve të problemeve të mëdha, është një moment perfekt ku do të zgjidhni çdo gjë. Keni një stabilizim ekonomik, do të keni disa takime me shumë benefite, ju vërtetë dini se ku doni të shkoni dhe arrini. Ju jepet një mundësi shumë e mirë për një plan pune, i cili do ju sjellë ndryshime pozitive. Kjo javë është shumë e mirë për bisedime dhe për ndërhyrje për të zgjidhur shumë çështje. Në fushën shpirtërore kujdes nga grindjet me Akrep dhe Dem.

Peshqit

Për Peshqit duket se tani është koha për t'i dhënë më shumë rëndësi punës aktuale, karrierës apo vendimeve që do të merrni. Në lidhje me karrierën do ju hapen shumë rrugë dhe do të keni mundësinë për të zgjidhur disa probleme të së shkuarës. Kjo kohë mund të jetë pak e ndërlikuar për ju në marrjen e vendimeve, por Saturni do ju japë mundësi dhe kohën e duhur për vendime pozitive. Tre ditët më favorite për të bërë bisedime apo për të marrë vendime janë e mërkurë, e enjte dhe e premte. Në fushën shpirtërore do të keni një bashkim, një njohje e kthejmë në lidhje serioze.

MC/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë