Reflektim pas rritjes së infektimeve apo prej kritikave të Ramës? Meta përgjigjet pse vuri maskë: E kam tmerr, por dua të shmang spekullimet

Presidenti Ilir Meta i cili u shfaq me maskë në takim me gaztearët i është përgjigjur pyetjes se nëse vendosi që ta vërë prej kritikave të kryeministrit Edi Rama apo prej rritjes së rasteve me COVID.

Ai ka thënë se e ka tmerr maskën por e ka vënë për të shmangur spekullimet.

"Unë e ka pasur tmerr dhe e kam tmerr të mbaj maskë por në momentet aktuale për të mos lënë hapësirë për spekullim e kam vënë., Dhe u bëj apel të gjithëve që të mbajnë maskë. Nuk është çështja e kryeministrit se ai për 3 muaj na e mbushi mendjes se maska është e pavlerë, kurse tani ka dalë me këtë tjetrën që duhet të mbajmë maska dhge bën mirë. Nëse e shikoni si reflektim timin edhe kjo pozitive është shpresoj që edhe ata të reflektojnë", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta reflekton, vë maskë në daljen për mediat, i jep Ramës planin e Bashës për COVID: Opozita ekselente për pandeminë, 5 hapa para qeverisë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen