Reflekton Aurela Hoxha: Mos
i besoni Instagramit...[tim]?!

Reflekton Aurela Hoxha: Mos<br />i besoni Instagramit...[tim]?!
Aurela Hoxha është diskutuar dhe hera-herës sulmuar, masivisht në mediat rozë pas lajmit të ndarjes nga bashkëshorti i saj prej 10 vitesh. Ndërsa të gjithë prisnin një përgjigje nga modelja, ajo vetë preferoi të heshtë dhe të 'reklamojë' karrierën e saj në rrjete sociale.

Heshtja e 30-vjeçares në një farë mënyre u mor si përgjigje pozitive ndaj të gjitha spekulimeve dhe akuzave që bashkëshorti bëri ndaj saj në kërkesën për divorc. Ditën e djeshme, Aurela publikoi foton e një shprehjeje, që këshillon përdoruesit e Instagramit, të mos e besojnë shumë atë që shohin aty.

Mos vallë Aurela ka dashur t'i thotë njerëzve që ndihet e vetmuar dhe shfaqej si e lumtur por marrëdhënia e saj nuk po funksiononte?! 

"Mos e lejoni Instagramin t’ju mashtrojë. Ka njerëz me vetëm 10 pëlqime në foto që kanë shumë miq dhe njerëz me 100+ pëlqime, që janë totalisht të vetmuar. Ka çifte që shfaqen si shumë të lumtur, por janë në marrëdhënie që nuk funksionojnë. Ka vajza që ekspozojnë trupin e tyre, por ndihen shumë të pasigurta në jetën reale. Ka djem që shfaqen me një stil jetese luksoz, por kanë borxhe që duhet të paguajnë. Gjërat nuk janë gjithnjë ashtu siç duken. Rrjetet sociale kanë krijuar hapsirë për sjellje narcistike, ku vlera individuale përcaktohet nga numri i pëlqimeve që mer. Vetëm mbani mend, pamja e jashtme është vetëm pamje e jashtme."
aurela hoxha
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin