Reforma, apeli i 24 partive
“PS e PD të zbatojnë draftin”
24 partitë politike, të cilat bashkë me PS e PD kërkojnë ndryshime ne kodin zgjedhor I bënë sot apel të dy partive të mëdha të mos vonojnë më shqyrtimin e propozimeve të tyre. Të mbledhur në një tryezë, drejtuesit e këtyre partive thanë se çdo vonesë do të dëmtonte procesin e reformës zgjedhore.
TIRANË – 24 partitë politike, të cilat bashkë me PS e PD kërkojnë ndryshime ne kodin zgjedhor I bënë sot apel të dy partive të mëdha të mos vonojnë më shqyrtimin e propozimeve të tyre.
Të mbledhur në një tryezë, drejtuesit e këtyre partive thanë se çdo vonesë do të dëmtonte procesin e reformës zgjedhore.
MILO: TË SHQETËSUAR PËR VONESATKreu i PDS, Paskal Milo u shpreh i shqetësuar për vonesat në shqyrtimin e kërkesave për korrektim të sistemit kombëtar dhe të kritereve për shpërndarjen e mandateve.
“Kjo është një kërkesë shumë e drejtë që kërkon barazinë e votës së qytetarëve. Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet ta marrë sa më shpejt në shqyrtim, do t’i bënte mirë klimës politike”, tha Milo.
MEDIU: BARAZIA E VOTËS, KRITER PËR HYRJEN NË KUVENDPër kryetarin e PR, Fatmir Mediu ka ardhur momenti që Partia Demokratike dhe ajo Socialiste të mbajnë një qëndrim në lidhje me kërkesën e partive të vogla.
“Kërkojmë që përfaqësimi të bazohet në barazinë e votës. Kemi paraqitur 4 variante të ndryshme për këtë çështje, të cilat nuk cënojnë Kushtetutën”, tha ai.
GJINUSHI: NDRYSHIMET NUK PREKIN KUSHTETUTËNPët kreun e PSD, Gjinushi plotësimi i kërkesave të partive të vogla, përmbush rekomandaimet e OSBE – ODIHR.
“Zgjedhjet kanë dështuar se nuk ka pasur konsensus për reformën. Nuk duhet të ketë më deformim të votës”, tha ai.
META E IDRIZI: PS E PD MOS HUMBIN MË KOHË“Partia Demokratike dhe partia Socialiste duhet t’i qëndrojnë draftit që firmosën më 23 prill’, tha Meta. Edhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi theksoi rëndësinë që reforma zgjedhore të përfundojë në kohë dhe të jetë e drejtë dhe e barabartë për të gjitha forcat politike.
NDOKA: DY PARTITË PO TREGOHEN JO SERIOZE“Është momenti për kompromis politik, për konsensus mes palëve. Partia Demokristiane është pro ligjit që lejon të votojmë të gjithë si të barabartë. Por vërejmë që partitë kryesore kanë mungesë korrektësie dhe dëshire për ta dërguar këtë kërkesë në Kuvend e KQZ”, tha kryetari i PDK.
KOÇI: TË ZYRTARIZOHET DRAFTIKryetari i PSV91, Petro Koci deklaroi tha se është me shumë rëndësi që të gjitha partitë që e firmosën draftin, t”i mbeten besnik atij.
“Sistemi aktual betonizon mos ndryshimin e pushtetit”, përfundoi Koçi.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 2986
Lajme të tjera
-
Xhaçka pret zyrtaren e Lartë të OSBE-së: Të bëjmë çmos për llogaridhënien e Rusisë për krimet e luftës! Schmid: Qasja e Shqipërisë ndaj Ukrainës, për t’u vlerësuar
24 Mars, 11:38
-
Dixhitalizimi/ KQZ dhe Qeveria zvicerane nënshkruajnë marrëveshje deri në 2026! Financim 1.2 mln euro
24 Mars, 11:33
-
Zgjedhjet vendore, sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin nesër në Tiranë, pritet të takohet me Begajn, Ramën e Xhaçkën
23 Mars, 14:18
-
KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pezullon regjistrimin e PD-së për 14 majin! Ish-kryeministri: Urdhër i Ramës
23 Mars, 13:20
-
‘Lëvizja Bashkë’ regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, refuzohet koalicioni 'Aleanca'
23 Mars, 11:09
-
‘Aktivitete shtetërore për qëllime elektorale’, KQZ u ndalon socialistëve zhvillimin e 5 aktivitete politike! Kryebashkiakët e Gjirokastrës dhe Kavajës 'në rrjetë'
22 Mars, 20:44
-
‘Vendoret’/ Kolegji Zgjedhor detyron Celibashin të regjistrojë partinë ‘Lëvizja Bashkë’! KAS pranon edhe ankimin e partisë së Dashamir Shehit, e regjistron me emrin e ri
21 Mars, 17:27
-
'Vendoret'/ Celibashi: S'ka reklama falas për partitë, asnjë rregullim ligjor për mediat online! Ambasadori i OSBE: Financimi në televizione të monitorohet
20 Mars, 10:17
-
Carlo Bollino: Sali Berisha, si një klandestin në zgjedhje
18 Mars, 15:55
-
KQZ regjistron përfundimisht PD-në me kryetar Alibeajn! Kalojnë edhe aleancat, Berisha 'përjashtohet' nga koalicioni me Metën! Sefa: Të merren masa, përdorën simbolet tona
18 Mars, 11:37
-
'Vendoret', 2 kërkesa ankimore në KAS! Bindja Demokratike kërkon t'i njihet si kryetar Fabian Topollari, LZHK kërkon ndryshimin e emrit
18 Mars, 10:03
-
Tjetër kërkesë për koalicion dorëzohet në KQZ! 4 parti politike nën siglën 'Aleanca' garojnë për zgjedhjet vendore të 14 majit
17 Mars, 19:16