Partia Demokratike ka parashtruar në Komisionin e Reformës në Drejtësi vërejtjet për ligjin e Vetingut, ndërsa është rënë dakord mes palëve që në seancën e jashtëzakonshme që do të zhvillohet pas 11 gushtit të kalojnë edhe ligji për Byronë Kombëtare të Hetimet dhe për dy institucionet e reja që krijohen të Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Në mbledhje nuk ka pasur debate mes anëtarëve, ndërsa vërejtjet u vendos që të shqyrtohen nga Euralius dhe OPDAT dhe në një moment të dytë do të sjellin një variant të ri të ligjit të Vetingut, që ti përmbledhë ankesat e palëve.
Në seancat e ardhshme Euralius dhe OPDAT do të sjellin edhe dy ligjet e ripërpunuara të Byrosë së Hetimit dhe KLGJ e KLP.
Ndërsa Oerd Bylykbashki deklaroi pas mbledhjes së diskutimet në vazhdim do të jenë në nivel ekspertësh. Ligji i Vetingut, por edhe dy ligjet e tjera pritet të miratohen menjëherë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve Kushtetuese në 11 gusht, të cilat u miratuan me konsensus nga politika në 22 korrik.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com