Reforma, Ekspertët e së drejtës:
Presidenti jo nga vota e deputetëve

Reforma, Ekspertët e së drejtës:<br />Presidenti jo nga vota e deputetëve
TIRANE - Formula e zgjedhjes së Presidentit të Republikës ka qenë në qendër të diskutimeve të një forumi akademikësh të fushës së të drejtës, për reformën në drejtësi. Konstitucionalistët dhe juristët, thonë se kreu i shtetit duhet të zgjidhjet ose me shumicë të cilësuar, ose jo nga deputetët, por nga këshilltarët e qarqeve.

Në një tryezë të thirru nga Akademia e Shkencave, konstitucionalisti, Luan Omari, propozon që ndryshimet kushtetuese, të jenë të tilla, që të garantojnë një President Republike, që u mbijeton ndasive politike dhe ruan misionin e përfaqësimit të unitetit kombëtar.

“Mund të shqyrtohej dhe mundësia e zgjedhjes nga një asamble e posaçme, e përbërë jo nga deputetë po nga të deleguar të këshillave të qarqeve. Për t’i hapur rrugë rrugëzgjidhjes së Presidentit të ri, që të gëzonte besimin e të gjithë forcave politike në Parlament, do të ishte e udhës të rivendoseshin zgjedhje të lira me shumicë të cilësuar, duke kushtëzuar mosrealizimin e saj me shpërndarjen e Kuvendit”, tha Luan Omari.

Po ashtu, forcimin i prokurorisë dhe ruajtja e pavarësisë së saj, ka qenë në qendër të diskutimeve. Konsitucionalisti, Njazi Jaho propozoi që të krijohet Këshilli i Prokurorëve, i ngjashëm me atë të KLD-së. Ky propozim është i njëjtë me atë të Ministrisë së Drejtësisë, ku kërkohet që Këshilli, nga një organ këshillimor që është sot, të kthehet në një organ kushtetues.

“Këshilli i Prokurorëve duhet të krijohet si nj organ kushtetues, me fuqinë që sot ka KLD-ja. Një lartësim i këtij këshilli mendoj se do t’i shërbente edhe reduktimit apo zbutjes, centralizmit të tepruar që ekziston sot në organet e prokurorisë, sidomos tek Prokurori i Përgjithshëm”, tha Njazi Jaho.

Këto debate bëhen kur komisioni i posaçëm pritet të jetë në përfundim të punës së saj.

RedaksiaOnline
(e.s/f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë