Reforma/ Gjiknuri: Jo më komisionerë nga partitë për zgjedhjet! Presim propozimet e PD (VIDEO)

Bashkë-kryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes së sotme deklaroi se ka ardhur koha që administrata zgjedhore të depolitizohet, pra komisionerët të mos emërohen më nga partitë politike. "Ka ardhur koha për një sistem të depolitizuar. Njerëzit do të marrin pjesë në trajnim më pas do të zgjidhen me short, procesi do të jetë revolucionuar, do të japë rezultate dhe përbën një risi. Sot u përqendruam nga skema e KQZ-së te njësitë e qendrave të votimit. Synimi ka qenë të ndahet administrimi zgjedhor, totalisht e shkëputur nga partitë dhe rregullat. Mbledhja tjetër do të zhvillohet javën tjetër, pasi deputetët kërkuan më shumë kohë për diskutime" tha ai.

Por cfarë do të ndodhë me propozimet e PD-së në komisionin paralel që ka ngritur, a do të të pranohen për t'u diskutuar?  "Ne presim cdo lloj propozimi nga PD-ja do të zhvillojmë edhe një seancë të hapur si javën e kaluar, PD-ja është pjesë integrale e këtij komisioni".

Por cfarë do të ndodhte nëse PD-ja do të propozonte një depolitizim të pjesshëm pa prekur KQZ,  a do të ishte dakord PS-ja? "Paketa që diskutuam shoqërohet edhe me disa ndryshime të domosdoshme. Nëse do të bëhesh pjesë e shërbimit civil apo je, e ke të detyrueshme vajtjen në kursin e administrimit zgjedhor, nëse shkel procesin zgjedhor humbet vendin e punës, apo nuk kualifikohet për të qenë pjesë e aplikimeve. Kjo është certifikatë e domosdoshme, si arsimi i lartë për të aplikuar për nëpunës.

Nëse të bie shorti dhe ndaj teje ka masë humbet vendin në shërbimin civil. Këto kërkojnë rregullime të shërbimit civil. Po presim propozimet e PD-së, nëse do të zgjedhim një skemë miks për depolitizimin mbetet për t'u diskutuar jashtë dhe brenda komisionit. Kam një mandat parlamentar, do e përmbush, mbase do e shtyjmë afatin sërish. Nëse PD-ja do të jetë dakord që propozimet e saj të merren parasysh nga komisioni do të ishte një gjë e mirë. Mbledhjet janë të mbyllura se janë mbledhje pune, cdo kapitull që diskutojmë bëjmë edhe seanca dëgjimore. Vazhdimi i punës pa prezencën e medias ndihmon procesin" tha ai.


Lajmi kryesor:

'Zgjedhorja'/ Gjiknuri: Jo më komisionerë nga partitë, presim propozimet e PD-së! Hajdari: Do ndryshojmë edhe sistemin


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital