'Zgjedhorja'/ Gjiknuri: Jo më komisionerë nga partitë, presim propozimet e PD-së! Hajdari: Do ndryshojmë edhe sistemin

TIRANE-Socialistët dhe opozita në Kuvend kanë diskutuar dhe rënë parimisht në dakord për draftin e dytë që hartuan ekspertët për depolitizimin e administratës zgjedhore, pra që nuk do të emërohen më nga partitë politike, por nga nëpunësit civil (lexo këtu të plotë). Damian Gjiknuri, bashkë-kryetari i reformës zgjedhore u shpreh se janë të hapur dhe në pritje të propozimeve të PD-së, ndërsa Rudina Hajdari tha se pas depolitizimit radhën e ka sistemi zgjedhor, që duhet të ndryshohet.

Ndërkohë që mbledhja e sotme, ashtu si ajo e pak ditë më parë ku u diskutua drafti për financimet politike, u zhvillua me dyer të mbyllura. Komisioni i Posaçëm Parlamentar i Reformës Zgjedhore është i ndarë në 4 grupe pune, teksa drafti që u publikua dje është i dyti, pasi pak ditë më parë doli në media drafti i parë që lidhej me financimet e fushatës elektorale. Ndërsa debati më i madh lidhet me sistemin zgjedhor, teksa pritet drafti nga grupi që po e harton. Në këtë komision nuk merr pjesë opozita jashtë parlamentit, PD-ja ka organizuar një tryezë paralele me aleatët.

Kryeministri Rama ka deklaruar se brenda dhjetorit do të miratohet faza e parë e reformës vetëm me rekomandimet e OSBE-së, ndërsa në të dytën mund të diskutohet ndryshimi i sistemit. Por opozita e re ka vendosur kusht që me ndryshimet që do të miratohen të kalojë edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor. Damian Gjiknuri pak ditë më parë la një derë të hapur, por mbetet për t'u parë se cfarë do të ndodhë.

(Kliko këtu për të lexuar draftin e dytë të Reformës Zgjedhore)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:55
Reforma/ Gjiknuri: Jo më komisionerë nga partitë për zgjedhjet! Presim propozimet e PD (VIDEO)

Bashkë-kryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes së sotme deklaroi se ka ardhur koha që administrata zgjedhore të depolitizohet, pra komisionerët të mos emërohen më nga partitë politike. "Ka ardhur koha për një sistem të depolitizuar. Njerëzit do të marrin pjesë në trajnim më pas do të zgjidhen me short, procesi do të jetë revolucionuar, do të japë rezultate dhe përbën një risi. Sot u përqendruam nga skema e KQZ-së te njësitë e qendrave të votimit. Synimi ka qenë të ndahet administrimi zgjedhor, totalisht e shkëputur nga partitë dhe rregullat. Mbledhja tjetër do të zhvillohet javën tjetër, pasi deputetët kërkuan më shumë kohë për diskutime" tha ai.

Por cfarë do të ndodhë me propozimet e PD-së në komisionin paralel që ka ngritur, a do të të pranohen për t'u diskutuar?  "Ne presim cdo lloj propozimi nga PD-ja do të zhvillojmë edhe një seancë të hapur si javën e kaluar, PD-ja është pjesë integrale e këtij komisioni".

Por cfarë do të ndodhte nëse PD-ja do të propozonte një depolitizim të pjesshëm pa prekur KQZ,  a do të ishte dakord PS-ja? "Paketa që diskutuam shoqërohet edhe me disa ndryshime të domosdoshme. Nëse do të bëhesh pjesë e shërbimit civil apo je, e ke të detyrueshme vajtjen në kursin e administrimit zgjedhor, nëse shkel procesin zgjedhor humbet vendin e punës, apo nuk kualifikohet për të qenë pjesë e aplikimeve. Kjo është certifikatë e domosdoshme, si arsimi i lartë për të aplikuar për nëpunës.

Nëse të bie shorti dhe ndaj teje ka masë humbet vendin në shërbimin civil. Këto kërkojnë rregullime të shërbimit civil. Po presim propozimet e PD-së, nëse do të zgjedhim një skemë miks për depolitizimin mbetet për t'u diskutuar jashtë dhe brenda komisionit. Kam një mandat parlamentar, do e përmbush, mbase do e shtyjmë afatin sërish. Nëse PD-ja do të jetë dakord që propozimet e saj të merren parasysh nga komisioni do të ishte një gjë e mirë. Mbledhjet janë të mbyllura se janë mbledhje pune, cdo kapitull që diskutojmë bëjmë edhe seanca dëgjimore. Vazhdimi i punës pa prezencën e medias ndihmon procesin" tha ai.

Ora 13:36
Hajdari: Qëllimi i opozitës parlamentare është ndryshimi i sistemit (VIDEO)

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari me anë të një konferencë për shtyp ka zbuluar edhe disa nga pikat që kanë diskutuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Sipas Hajdarit drafti i dytë është një revolucion për administrimin e zgjedhjeve. Ndër të tjera ajo ka shtuar se KQZ dhe të gjitha strukturat e sistemit zgjedhorë do të ndryshojnë në mënyrën e funksionimit. Ajo ka shtuar se për sa u përket komisionerëve që do të merren me zgjedhjet, fillimisht duhet të ndryshojë edhe statusi i nënpunësit civil. Ndërkohë Hajdari ka zbuluar edhe një pikë tjetër ku janë ndalur diskutimet. Hajdari tha  se përgjegjshmëria që këta individë do kenë kur të jenë anëtarë të KQZ do të jetë shumë e madhe. Në fund Hajdari ka deklaruar se qëllimi i opoizitës është ndryshimi i sistemit.

"U prezantua drafti i dytë. Do të ndryshojë nga fillimi në fund. Ky model do të jetë një model i pa varur politikisht. Ishte edhe aleanca e grave.  Një propozim do të vij në javët në vijim. Do ishte risi të ngrinim kuotat. Drafti është një revolucion për administrimin e zgjedhjeve. Mbledhja sot në dy drejtime. Një arkitekturë të KQZ KZAZ do të ndryshojnë se si do të funksionojnë. Ekspertët e propozojnë se mandatet do të jenë të ndryshme. Do të kemi një seancë të dytë.

Është draft ku flitet për administratë të re zgjedhore, kjo nuk duhet të cënojnë besueshmërinë e partive në sistem. Në mënyrë që të kemi gjithëpërfshirje ne duhet të kthjemë përgjigje palëve. Është një pikënisje e duhur por nuk kemi arritur konsensus për administratën zgjedhore. Prefesioni i Komisonerëve, nuk do të jetë thjeshtë nënpunës civil. Duhet të ndryshohet statusi i nënpunësit civil. Kemi hapa të tjera për të ndjekur. Pikë tjetër ishte përgjegjshmëria që këta individë do kenë kur të jenë anëtarë të KQZ. Edhe KASTI sistemi i ankimeve të shitblerjeve. Ata komisionerë do të kenë shumë përgjegjësi.

Do të jenë njerëz jashtë strukturës. Kyçi është se do kalojë në kuvend me 2/3. Një llojë formule për 30 vitet e ardhshme. Vota e shqiptarëve do numërohet. Garancinë do e marrim në momentin që do pyete të gjithë. Do të kemi mbledhje tjetër për draftin e dytë. Edhe ndryshimi i sistemit do të jetë më një propozim brenda muajit nëntor. Ajo që po ndodh sot është në shërbim të shqiptarëve. Ka rënë besimi në votën e tyre. Të konsiderohet si një mbyllje kapitulli dhe për të parë një administrim të ri zgjedhjesh. Vullneti jonë është që të besojnë që vota e tyre të vlejnë për të gjitha zgjedhjet. Do ketë takim sërisht me shoqërinë civile. U kërkoj ekspertëve të marrin parasysh propozimet nga shoqëria civile dhe nga subjektet e tjera politike."  ka thënë Rudina Hajdari.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare