Reforma/KLD drejt shkrirjes, bën
ndryshimet e fundit në 12 gjykata

Reforma/KLD drejt shkrirjes, bën<br />ndryshimet e fundit në 12 gjykata
Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e kësaj të premte i ka propozuar presidentit për emërimin e Enkelejdi Hajro ndërsa ndryshime ka patur dhë në një sërë gjykatash të vëndit.
Në Lezhë është votuar emri i gjyqtares Orenla Naqellari, ndërsa rrokadë kanë pësuar dhe Krimet e Rënda. Gjyqtari i konsideruar dora e hekurt e drejtësisë përballë të pandehurve të botës së krimit, Idriz Mulkurti, është votuar për të kaluar nga shkalla e parë e Krimeve në Apelin e Krimeve të Rënda.

Ndërkohë inspektori i KLD-së, Kujtim Vracini dhe ish-gjyqtari Ahmetaj Metaliaj janë propozuar për t'u emëruar në gjykatën e Tiranës dhe Ilir Çeliku nga gjykata e Tiranës është propozuar për të kaluar në Apelin e Vlorës.

Këto ndryshime të propozuara në KLD vijnë në një moment kur gjyqtarët kanë kundërshtuar në Kushtetuese Vettingun i cili është dhe ligji që do ti hapte rrugë krihimit të këshillit të lartë gjyqësorë dhe përfundimit të mandatit të këshillit të lartë të drejtësisë.

KLD do të ketë funksion deri në krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë e më pas emërimet dhe transferimet e gjyqtarëve do të jenë kompetencë e KLGJ, këshillit të lartë gjyqësorë.

Vendimet e KLD-së në mbledhjen e sotme
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot mbledhjen për shqyrtimin dhe votimin e kandidaturave për gjyqtarë, për plotësimin e një vendi vakant, në Gjykatën e Apelit Durrës, e dy vendeve vakant, në Gjykatën e Apelit Vlorë, e një vendi vakant, në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. Anëtarët e KLD-së, pasi konsultuan procesverbalin e testimit, raportet mbi shqyrtimin e kandidatëve me tabelat përkatëse, vendosën t'i propozojnë Presidentit të Republikës, emërimin në Gjykatën e Apelit Durrës, të Tritan Hamitaj, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Durrës; emërimin në Gjykatën e Apelit Vlorë të gjyqtares Brikena Ukperaj (Lubonja) aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Lushnje dhe gjyqtarit Ilir Çeliku, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë  Tiranë, si dhe emërimin në Apelin e Krimeve të Rënda, të Idriz Mulkurti, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Në vijim të mbledhjes anëtarët e KLD-së, shqyrtuan kandidaturat, për plotësimin e gjashtë vendeve vakant, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me shumicë votash, vendosi të transferojë Niko Rapi, aktualisht kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Pogradec, Erion Bani, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë, Shkodër, Irena Plaku, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë, Korçë dhe Anila Karanxha, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë, Lushnje.

Gjithashtu Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, të Kujtim Vraniçi, aktualisht Inspektor pranë KLD-së, dhe të Ahmet Metaliaj, ish gjyqtarë.

Pas transferimit të gjyqtarit Niko Rapi, Këshilli vendosi delegimin e gjyqtares Emona Muçi, për të ushtruar detyrën në funksionin drejtues të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Gjithashtu, me propozim të ministrit të Drejtësisë, anëtarët e KLD-së, vendosën të shpallin vendin vakant për funksionin drejtues të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë, Pogradec.

Gjithashtu Këshilli me miratimin e transferimit të gjyqtarëve të mësipërm në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me propozim të Ministrit të Drejtësisë bëri shpalljen publike për një afat 20 ditor, të katër vendeve vakante në gjykata, përkatësisht 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Pogradec, 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Korçë, 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Shkodër, 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Lushnjë.

Këshilli, vijoi më pas me zhvillimin e procedurës për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë, Tiranë dhe kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Pasi dëgjuan platformat e kandidatëve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash emërimin si kryetare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, të Enkelejdi Hajro, dhe emërimin si kryetare të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lezhë, të Ornela Naqellari .

Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e KLD-së, diskutuan dhe shqyrtuan propozimin për emërimin e një inspektori pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në përfundim të diskutimeve, me shumicë votash anëtarët e KLD-së, vendosën të emërojnë inspektor pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë znj. Brunilda Çarçiu.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

Gjyqtar Gurali Brahimllari, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Gjyqtare Brikena Ukperaj Lubonja, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. (2010-2012)

Gjyqtar Engert Pëllumbi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. (2012)

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.​

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS