TIRANË - Ekspertët e Komisionit të Venecias, në draft-opinionin e datës 21 dhjetor 2015, kanë rekomanduar reformimin tërësor të sistemit gjyqësor, duke nisur nga lufta kundër korrupsionit, lidhjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve me botën e krimit të organizuar dhe vlerësimi i aftësisë profesionale. Rekomandimi nr.136 i Komisionit të Venecias flet për situatën në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë, ndërsa gjithashtu sugjeron edhe zgjidhje radikale çka nënkupton edhe shkarkimin e të gjithë trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, kjo e theksuar edhe nga ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS në Tiranë.
/Shqiptarja.com







