Reforma në drejtësi, Ngjela: FBI 
ka dosjet e krimit Saliut i erdhi fundi

Reforma në drejtësi, Ngjela: FBI <br />ka dosjet e krimit Saliut i erdhi fundi
Avokat Spartak Ngjela deklaron se FBI ka të gjitha dosjet e krimit shtetëror në Shqipëri. Në këtë kuadër, pas Reformës në Drejtësi, Ngjela sheh fundin e ish-kryeministrit, Sali Berisha. “Por, tani erdhi fundi. Sigurisht që Vetting- u i jep fund gjithçkaje, sepse FBI domosdoshmërisht i ka të gjitha dosjet e krimit shtetëror gjigant në Shqipëri. Vetë shqiptarët e kishin krejt të pamundur ta bënin këtë pastrim radikal të së keqes në Shqipëri. Tani ai do të kryhet. Fakti që amerikanët dhe gjermanët si politikë, ngulën këmbë që pastrimi radikal i pushtetit gjyqësor shqiptar, të drejtohej prej tyre, kupton se ata i kanë pasur të gjitha të dhënat. Të gjitha kërkesat e FBI – së amerikane janë dekonsipruar në prokurorinë shqiptare”, shkruan Ngjela.

Sipas tij, shqiptarët, më në fund, gjatë këtij muaji fitojnë të drejtën e tyre themelore, që shteti i tyre të mos drejtohet më nga krimi. “Në një betejë të gjatë, shteti më në fund po e fiton luftën me krimin. Shqipëria ka qenë në zgrip të shpërbërjes së saj, por, lufta për pavarësinë e Kosovës dhe bota shqiptare e madhe prezente në Ballkan, e detyruan politikën perëndimore të trajtojë me seriozitet pastrimin e Shqipërisë nga krimi, sepse shqiptarët në Ballkan, në funksion të politikës perëndimore, shihen sot si ingrédient kryesor në stabilitetin e tregut ballkanik dhe të vetë Ballkanit”, shkruan Ngjela.

Avokati paralajmëron se gushti do të jetë sërish betejë. “Kurrë mos iu shkojë mendja që Reforma në Drejtësi është një akt i thjeshtë risistemimi. Ajo është kurorëzimi me sukses i shkatërrimit të krimit të organizuar në rangjet e larta të politikës në Shqipëri. Thjeshtë: sot pushtetin ligjor e ka krimi i organizuar në Shqipëri, madje mendohet se ai ka hyrë deri në Bankën e Shqipërisë. Gjendja ka qenë dramatike për të ardhmen e Shqipërisë. Gushti do jete sërish betejë. Figurat e korruptuara sërish do flasin për “sovranitet” dhe për “kushtetutë”; por vetting-u është i sigurt tani. 11 gushti do të jetë pasuesi i suksesshëm i 21 korrikut që lamë pas. Për këtë jam i sigurt”, thotë Ngjela. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois