Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, priti në një takim misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryesuar nga shefja për Shqipërinë, Anita Tuladhar.

Gjiknuri informoi zyrtarët e FMN-së për ecurinë e reformës në sektorin elektroenergjitik dhe rezultatet e arritura gjatë vitit të fundit.

Gjithashtu, ministri u ndal tek projektet e qeverisë për thellimin e mëtejshëm të reformës në sektorin elektro-energjitik përmes liberalizimit të tregut, reduktimit të mëtejshëm të humbjeve, rritjet së likujditetit, mirëmenaxhimit të korporatave.

Duke vlerësuar arritjet e deritanishme, bashkëbiseduesit u dakordësuan se vazhdimi dhe thellimi i reformës në këtë sektor është me rëndësi të madhe për stabilitetin financiar të vendit.ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)