Qeveria shqiptare është zotuar përpara Këshillit të Evropës, se çdo vit do të vendosë në dispozicion për kompensimin e pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist 5 miliardë lekë ose thënë ndryshe 40 milionë dollarë.
Përmes këtij plani, shprehet angazhimi për kompensimin në masën 100% të tokës së konfiskuar sipas vlerës së tregut të përllogaritur me zërin kadastral, që prona ka pasur në kohën e shpronësimit. Në planin e veprimit nënvizohet synohet që në harkun e 10 viteve të ketë përfunduar vit kompensimi i plotë i pronarëve.
Për ta bërë të mundur këtë, Ministria e Financës “detyrohet” të flokojë jo më pak se 5 miliardë lekë në vit, pra rreth 40 milionë USD. Ndarja e këtyre parave do të bëhet me këste duke respektuar rendin kronologjik të vendimeve që janë të formës përfundimtare.
Buxheti shton 6 milionë $ për pronarët
Qeveria ka rishikuar buxhetin për gjysmën e dytë të këtij viti, duke shtuar fondin e kompensimit të pronarëve me 6 milionë dollarë. Qeveria kishte planifikuar në planin fillestar të buxhetit një fond prej 14 milionë dollarësh, që do të shkonin për kompensimin e ish pronarëve. Nga kjo shumë, të ardhura “të tjera” ishin planifikuar 10 milionë dollarë dhe transferimet që bën qeveria ishin 4 milionë dollarë. Me buxhetin e rishikuar, fondi për ishpronarët ka shkuar 20 milionë dollarë.
Nga ky fond nuk ka ndryshuar pjesa që lidhet me transferimet nga buxheti, të cilat mbeten po 4 milionë dollarë. Shtesa prej 6 milionë dollarësh vjen nga të ardhurat e tjera që lidhen ngushtë edhe me të ardhurat nga procesi i legalizimeve. Paratë që mblidhen nga ALUIZNI nga ky proces shkojnë për shpërndarje, më pas, sipas planifikimit, në Agjencinë Kombëtare të Kompensimit të Pronave.
(v.gj/shqiptarja.com)
Shkrimi u publikua sot(30.08.2015) në gazetën Shqiptarja.com(print)
/Shqiptarja.com