Ambasadori Amerikan Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin kanë takuar sot në kryesinë e Kuvendit, kryetarin e Komisionit të Posaçëm të hartimit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafën.
Ky takim ka ardhur pas dështimit të arritjes së konsensusit të komisionit, për miratimin e saj.
Gjatë takimit të djeshëm, përfaqësuesit e opozitës akuzuan kolegët e PS-së se nuk pranojnë të ulen në dialog, pasi sipas tyre, nuk duan drejtësi sipas Komisionit të Venecias, por sipas draftit të hartuat nga ata.
Një ditë më parë ata zhvilluan takim dhe me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Diplomatët kanë shkuar të negociojnë për një konsensus mes palëve.
Dokumenti final do të vijë pasi të mblidhet seanca plenare e Komisionit të Venecias, qe parashikohet më 12-13 mars.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com