Reforma në drejtësi, Gjiknuri:
Garanci për ekonominë e vendit

Reforma në drejtësi, Gjiknuri:<br />Garanci për ekonominë e vendit
Deputeti i Partisë  Socialiste Damian Gjiknuri ka vendosur që ndalesën e radhës ta bëjë në njësinë nr.1 në Vlorë, nga ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët për të prezantuar projektet e investimeve dhe nevojën për ndërhyrje me synim përmirësimin e mëtejshëm të kushteve komunitare.
 
Gjiknuri vuri theksin tek rëndësia e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi, e cila mbështetet nga Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama.
 
“Reforma në drejtësi është një shprehje domethënëse se ne jemi të vendosur për të bërë shtet,një shtet të drejtë. Shumë probleme të trashëguara në vendin tonë kanë të bëjnë me mungesën e drejtësisë,shumë njerëz përplasen nëpër gjykata, shumë kanë probleme pronësie,dikush aspekte materiale gjyqësore apo dhe penale. Kanë hasur shumë probleme në gjykata, korrupsion padrejtësi dhe kjo i bën njerëzit të mos e gjëjnë të drejtën. Vëzhgimi i asaj reforme aq të rëndësishme do të jetë një garanci që do të kemi një shtet më të fortë dhe një ekonomi më të mirë”,tha Gjiknuri
 
Ndërkohë kandidatja në atë qark Saniela Xhaferri ftoi të rinjtë që të zgjidhnin numrin 2 në zgjedhjet e 25 Qershorit.
 
Unë ju ftoj gjithë të rinjve që në 25 Qershor të votojmë numrin dy, për të qenë të parët në arsim, për të qenë të parët në punësimin e të rinjve dhe për të qenë të parët në një shtet të konsoliduar. Unë jam e bindur se në 25 Qershor ne do ta tregojmë realisht siç e kemi treguar sot në këtë shesh. Suksese dhe fitore”, theksoi Xhaferri.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel