Reforma në Drejtësi, Meta: Do 
zbatohet pavarësisht vonesave

Reforma në Drejtësi, Meta: Do <br />zbatohet pavarësisht vonesave
Jam i bindur se Reforma në Drejtësi do të ecë përpara, pavarësisht disa vonesave në kohët e fundit. Deklarata erdhi nga kreu i LSI-së dhe njëkohesisht kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, teksa ishte i pranishëm në qytetin e Shkodrës pasditen e kesaj të hëne.

Meta foli edhe për hapjen e negociatave në muajin Dhjetor, ku tha se Komisioni Evropian ka bërë një rekomandim pozitiv, që tashmë është zyrtar, dhe në shpresojmë e besojmë që Këshilli i vendeve anëtare në Dhjetor do ta mbështesë këtë rekomandim.

Në fund, kreu i LSI-së u ndal edhe tek problemi i kulturës politike, ku theksoi se kemi nevojë për një kulturë politike më dialoguese.

Kreu i LSI-së nuk preferoi të fliste më shumë për bashkëpunimin me PS-në apo një aleancë të re me PD-në, por tha vetëm se LSI-ja është një ekip bashkëpunues.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës