Reforma në drejtësi, Ruçi: Jo pazar 
 Berisha: Rama është antireformë

Reforma në drejtësi, Ruçi: Jo pazar <br /> Berisha: Rama është antireformë
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe ish kryeministri Sali Berisha janë përplasur në seancën e sotme në Parlament sa i takon çështjes së reformës në drejtësi. Ruçi e ka akuzuar Berishën si njeriu që kërkon të bëjë reformë në drejtësi përmes pazareve, ndërkohë që Berisha i është përgjigjur duke i thënë se, Rama është njeriu antireformë.

Lidhur me Reformën në drejtësi, ti po kërkon pazar, erdhi Komisioni i Venecias e foli qartë, tha reforma është domosdoshmëri, duhet bërë sa më shpejt. Konsideroi si punë të lavdërueshme punën e komisionit të posaçëm dhe punë ekselente profesionale e ekspertëve shqiptarë. Nëse duam reformë në drejtësi ne deputetët duhet të përulemi para mendjes e profesionalizmit të këtyre ekspertëve, ky është konsensusi që kërkohet nga ju, Berisha, jo pazari që ti kërkon të bësh. Duhet konsensus për të bërë reformë.Ti sulmove komisionin e ekspertët, ju z.Berisha nuk jeni intelektual i këtij vendi. Ti po mundohesh të përdhunosh ata që janë jashtë kësaj salle për punën që kanë bërë dhe atë që përfaqësojnë” tha Ruçi.

Lidhur me reformën në drejtësi, them se ky vend ka nevojë për reformën, integrimi e ka kusht jetik, lejini tezat antireformë të Ramës dhe të ulemi me konsensus për të bërë reformën se oferta e opozitës nuk duhet të hidhet poshtë në asnjë mënyrë” është përgjigjur Berisha.

Një tjetër çështje e debatuar mes Ruçit e Berishës ka qenë ajo e reformës në shëndetësi, ku Ruçi ka deklaruar se shëndetësia nuk vjen me një të rënë të lapsit, por hap pas hapi, pas shlyerjes së borxheve që la Berisha. Ndërkohë që ky i fundit është përgjigjur se, Rama po vjedh bashkë më familjarët e tij, ndërkohë që i ka bërë apel përfaqësuesve të biznesit që të mos guxojnë të vjedhin paratë e shqiptarëve.

Lidhur me atë që ju e quani skandalin në shëndetësi, dua të them se unë skam bërë ndonjëherë tender e sdo bëj, thelbi i kësaj është politikë, kjo sipërmarrje partneritet privat është strategjik, social, ekonomik, administratv e ligjor. Reforma në shëndetësi nuk bëhet me një të rënë të bilbilit, do bëhet hap pas hapi, si rezultat i politikës tënde të gabuar qytetarët skanë as kartelë mjekësore, ne shlyem borxhet e tua, partneriteti me privatin është shumë sociale, nëse keni dyshime bëni denoncim në prokurori” tha Ruçi.

Lidhur me check up-in, Rama ndau paratë me kushërinjtë, kaq është puna, është gjynah, janë rritur çmimet e ilaçeve, qytetarët nuk do t’iu tolerojnë këtë, bëhuni gati të kërkoni azil politik, ju mund të modifikoni ndonjë të dhënë, përmes ndërhyrjeve të Ramës, por ato nuk shërbejnë, hiqni dorë nga këto koncesione. Iu bëj thirrje këtyre biznesmenëve, mos evidentoni veten si kocka mafioze për të gjobitur qytetarët me hajdutët e shtetit, qëndroni në punët tuaja se do e paguani shumë shtrenjtë këtë bashkëpunim të ndyrë të vjedhjeve të parave të buxhetit” u përgjigj Berisha.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta