Ta votosh reformën në drejtësi me referendum nuk do të ishte një zgjedhje e duhur dhe efikase, kështu mendon konstitucionalisti Darjel Sina.
Sipas tij do të ishte e vështirë për shoqërinë shqiptare për të kuptuar çështjet teknike të kësaj reforme dhe më pas për të qenë në gjendje për ta votuar atë.
“Nisma e referendumit do jetë totalisht e gabuar. Populli shqiptar, shoqëria shqiptare nuk mund të jap ty përgjigje konkrete nëse do tkurren ose jo kompetencat e presidentit, do ketë zgjedhje të presidentit direkt ose indirekt nga pupulli çfarë do bëhet me rolin e prokurorit pra do kemi një Këshill të Prokurorisë. Do shkrihet këshilli i prokurorisë dhe do kalojë siç përmëndi zoti Xhafa, do ketë ndoshta dy dhoma siç mund të jetë Dhoma e Këshillit të Magjistralëve dhe Këshilli i Prokurorisë. Pra këto janë pyetje shumë teknike të cilat nuk mund të shtrohen në një referendum. Referendumet janë të vlefshme për çështje kombëtare sigurisht dhe drejtësia është çështje kombëtare por nuk janë të vlefshme për çështje kaq shumë teknike si këto”, u shpreh zoti Sina.
Sina ndalet edhe tek ndikimi i politikës në këtë kryereformë të Shqipërisë. Ai sqaron se politika është e përfshirë në këtë proces, por ndikimi i saj do të jetë shumë herë më i vogël për shkak të mbikëqyrjes nga ndërkombëtarët.
“Vërtetë kemi një komision i cili drejtohet nga zoti Xhafa dhe zoti Halimi si përfaqësues i opozitës por gjithashtu janë ekspertët ata të cilët do të diktojnë ndërhyrjet e rëndësishme dhe të nevojshme në kushtetutën tonë. Politika është e detyruar kësaj here ngaqë është në një vëzhgim shumë të rreptë ndërkombëtar dhe evropian besoj se kësaj here e ka shumë të vështirë që ajo të ndërhyjë dhe të bëjë diçka që ndoshta asaj i intereson”,- tha ai
Për të propozimet e ekspertëve të drejtësisë për ndryshime kushtetuese që reduktojnë kompetencat presidentit, prokurorit apo edhe rishikimi përbërjes se KLD-së janë mjaft pozitive dhe të gjykuara mirë.
“Ne kemi pasur në gjithë këto vite probleme se si ka ushtruar presidenti rolin e tij. Pra për këto arsye mendoj që presidenti nuk duhet të jetë më pjesë e KLD, gjithashtu dhe përsa i përket kompetencave të tij duhet të tkurren por jo të preken plotësisht. Antëtarët e KLD duhet të jenë përfaqësues të pushtetit gjyqësor si presidenti ashtu dhe ministri i Drejtësisë nuk kanë pse të jenë pjesë sepse ministri i Drejtësisë përfaqëson pushtetin ekzekutiv. Rriskun ndoshta për korrupsion nuk di a do e hiqte por rriskun për ndikim do e hiqte pra nëse nuk do kemi pjesëmarrje nuk do kemi as ndikim,”- shtoi më tej Sina
Reforma në drejtësi është një nga kryesfidat që ka vendi ynë për të përballuar. BE dhe SHBA kanë ripërsëritur disa herë apelin se Shqipëria duhet ta reformojë gjyqësorin dhe të luftojë krimin dhe korrupsionin në të kundërt do t’i mbyllet dera e shumë aspiruar e familjes së madhe evropiane.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO