Reforma në Drejtësi, Wilton: Do
ekzistojë vetëm nëse nis të zbatohet

Reforma në drejtësi ekziston vetëm nëse zbatohet dhe nëse qytetarët shqiptarë shohin përmirësime të vërteta në realitetin e drejtësisë”. Kjo ishte deklarata e Kryetarit të presidencës se OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton gjatë ceremonisë së përurimit të zyrës së komunikimit me zgjedhësit e Kuvendit në ambientet e Bashkisë Shkodër.

Tashmë duhet të kalohet në shqyrtimin dhe miratimin e amendamenteve të ligjeve shoqëruese në mënyrë që të ketë zbatim në të vërtetë të Reformës në Drejtësi. Kjo reformë ekziston vetëm nëse zbatohet. Vetëm nëse qytetarët shqiptarë shohin qartë që realiteti i drejtësisë në vend ka ndryshuar. Qëllimi ynë është riformimi i shëndetit bazë të demokracisë, për të riforcuar pjesëmarrjen publike, besimin, mbi të gjitha rritjen e transparencës në Kuvend që duhet të jetë reagues, i aksesueshëm dhe më të besuar nga populli i vet’ tha ai.

Në të njëjtën linjë ka qenë  edhe zv. Kryetarja e Parlamentit Valentina Leskaj, e cila tha se sfida më e madhe mbetet zbatimi reformës në Drejtësi

Kemi sfida të mëdha përpara, atë të miratimit të 7 ligjeve që kërkohen për të hapur negociatat me BE, por sfida më e madhe është zbatimi dhe ndaj duhet të jemi të gjithë bashkë për të përballuar këto sfida, të komunitetit dhe atyre që na akne zgjedhur” tha Valetina Leskaj.

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka shfrytëzuar ceremoninë e përurimit të zyrës së komunikimit me zgjedhësit të deputetëve të Kuvendit të qarkut Shkodër, për të shprehur pakenëqësitë mbi nivelin e ulët të investimit të qeverisë shqiptarë në metropolin verior. Sipas Ademit Bashkia Shkodër ka perfituar vetëm 0.73% të fondeve publike të qeverisë.

Unë doja të vija në dukje që, në Shkodër mungojnë investimet. Nëse krahasojmë investimet që ka përfituar Shkodra krahasimisht me bashkitë e tjera në nivel kombëtar, Shkodra ka përfituar 0.73% të të gjithë fondeve që vijnë për investime për funksione bazë për pushtetin vendor. Nëse i shohim në shifra, gjatë gjithë vitit shkodran ka marrë 20 herë më pak fonde se bashkia e Tiranës, por edhe më pak se bashkitë e tjera si si Korça e Durrësi me 9 herë më pak. Ndërkohë që ka përfituar 8 herë më pak se Fieri, 7 herë më pak se Elbasani, 5 herë më pak se bashkia Sarandë e Divjakë, 3 herë më pak se bashkia Kavajë Librazhd e Berat” tha ajo.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Partisë Socialiste Namik Kopliku, i cili theksoi se vetëm investimi i stadiumit “Loro Boriçi” është sa investimet në 6 qarqe të ndryshme të vendit.

Dua ti sqaroj qytetarët e Shkodrës që do kemi mundësi të themi se investimet e munguara në Shkodër, nuk janë realitet, pasi vetëm për investimin e stadiumit vlera e tij arrin sa 6 qarqe së bashku. Por ti sqarojmë gjërat, cilat janë projektet shtetërore, fondet e pakuashtëzuara dhe si mund të rriten cilësitë e projekteve dhe të përfitohen projekte nga fondi i qeverisë” tha ai.

Por oponencën në këtë rast e ka bërë deputeti i LSI- së Agron Çela i cili pasi ka falendëruar qeverinë për investimin e Stadiumit, i ka kujtuar deputetit Kopliku se Shkodra ka nevojë më shumë. 

Qytetarët nuk duhet të na shohin si të majtë e të djathtë. Shkodra do më shumë projekte, e falenderojmë qeverinë për investimin tek projekti i stadiumit, por Shkodra meriton më shumë”.

Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiakja Voltana Ademi ka ngritur zërin për mungesën e fondeve nga ana e qeverisë shqiptare.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen