Reforma/ Ngjela: SHBA zarfe 
kërcënuese deputetëve të PD

Reforma/ Ngjela: SHBA zarfe <br />kërcënuese deputetëve të PD
Avokat Spartak Ngjela shkruan se Sali Berisha u detyrua të votojë Reformën në Drejtësi pasi amerikanët i kishin bërë 100 vota dhe pasi kërcënuan deputetët e PD me zarfe. “Qaramanë; që shkuan në rresht për të votuar, nuk thanë asnjë fjalë, dhe tani thonë se na dëmtuan "ata që dolën nga rreshti". Domethënë, po thonë të vërtetën; sepse kuptohet që, që të gjithë këta qaramanë, me Saliun në krye, shkuan në votim më 21 korrik se ambasadori amerikan i kishte bërë rreth 100 vota. Dhe po kaq janë gati edhe për votimin e muajit gusht. Por, kur ishit kaq trima, pse votuat?  Ideja e fshehur e tyre është kjo: "për faktin që Reforma kalonte me anë të 'renegateve', u detyruam edhe ne që ta votojmë". Por Saliu na tha që suksesi ishte i PD-së; prandaj, ç'hyjnë këtu 'renegatet'? Kalamaj... As atë që duhet ta fshehin, nuk rrinë dot pa e thënë. Pastaj dëgjojmë se "deputetët e PD-së janë kërcënuar me zarfe nga ambasadori amerikan në Tiranë prandaj e votuan Kushtetutën"”, shkruan Ngjela.

Sipas tij, vetëm primitivët e kanë ditur të vërtetën kërcënim.

“Sigurisht, kështu ka qenë për ta, por jo sot. Kush ka frike nga e vërteta, ka llogari me të. Politika amerikane ka shkruar në letrën brenda zarfit, atë që kanë bërë birboret: domethënë të vërtetën. Aaa... keni frikë nga e vërteta? Fatkeqësi për juve dhe jo, as për të vërtetën dhe as për ambasadorin amerikan. Është po kjo arsye që i shtyn këta të thonë ndërkaq se po mbrojnë "sovranitetin e shtetit"”, tha ai.

Ngjela shtoi se janë rreth 800 milionë dollarë të përvetësuara nga mundi shqiptar.

“Reforma në Drejtësi është shpenzim i madh, sepse ka të bëjë me identifikimin e krimit në Shqipëri. Domethënë me të vërtetën. Keni të vërtetën kundër, zotërinj, dhe jo Amerikën! Koha kërkon shpronësimin tuaj, dhe kjo do të bëhet. Por, në lidhje me këtë, cila do jetë e vërteta që do shpallet? Janë rreth 800 milionë dollarë të përvetësuara nga mundi shqiptar, që mendohet se FBI i ka gjetur dhe do t'ua kthejë shqiptarëve. Këtë do të shihni nëpër zarfa, prandaj më mirë qetë, të paktën të mos tregoheni fëminorë. Shkoni sërish dhe votoni, ky ishte fati juaj, një self induce lost - domethënë që, vajtët për të gjetur lumturinë, dhe kapët shkatërrimin tuaj. Nuk ndërtohet lumturia tënde duke dhunuar të tjerët. Kjo është e vërteta që më së pari na e ka thënë tragjedia shekspiriane”, shtoi ai. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois