Reforma, OSBE: Riformatimi
i KQZ mund të jetë zgjidhja

TIRANE – Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore ka kryer një punë të mirë përsa i përket çështjeve teknike ndërsa për problemet që ende mbeten pezull nevojitet një zgjidhje politike mes përfaqësuesve partiakë. Është ky mendimi i ambasadorit të OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth, i shprehur pas një takimi me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, në selinë rozë.

Wollfarth u shpreh kundër një shtyrje të afatit për të arritur një konsensus mes forcave politike, i fiksuar tashmë më 12 korrik. Ai ai tha se një nga problemet kryesore mbetet riformatimi i KQZ-së dhe nënvizoi se transparenca është e një rëndësie thelbësore.

Ambasadori i OSBE-së tha se tashmë pritet një zgjidhje politike mbi Reformën Zgjedhore pasi qytetarët duhet të krijojnë “besim të plotë” te procesi dhe puna e KQZ-së.

“Të gjendet një zgjidhje që t’i shërbejë të ardhmes”, tha ai, ndërsa shtoi se një zgjidhje e tillë mund “të përfshijë edhe propozimin për riformatim të KQZ”.

Kjo e fundit është një nga kushtet e socialistëve për të arritur marrëveshjen. Kreu i PS Rama e ka bërë të qartë disa herë se pas zgjedhjeve të fundit lokale ka humbur besimi te institucioni i KQZ dhe për këtë nevojitet riformatimi i tij.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata

Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata