Edmond Haxhinasto, ministri i Transporteve dhe Infrastukturës, tha sot se reforma e ujit të pijshëm pritet që zgjidhë edhe çështjen e subvencioneve.
“Element tjetër i reformës do të jetë mënyra si do të trajtohet subvencioni, ku nuk do të shkojë më për të mbuluar keqmenaxhimin e ndërmarrjeve, por do të shkojë për të mbështetur shtresat në nevojë”, tha ministri në asamblenë e rrjetit të Rregullatorëve Evropian të ujit, që u mbajt sot në Tiranë.
“Brenda muajit maj do të fillojë zbatimi i ligjit për organizimin e ri të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve në nivel vendor, dhe brenda muajit dhjetor do të plotësohet gjithë paketa ligjore me gjithë elementët ligjorë”, bëri me dije ai.
Haxhinasto deklaroi se si pasojë e kësaj reforme do të rritet cilësia e ujit dhe do të reduktohen ndjeshëm humbjet.
Ai theksoi se me këtë prodhim që aktualisht ka vendi, nuk është nevoja për rritjen e çmimit të ujit: “Pra nuk ka arsye Shqipëria pse të rrisë tarifat e çmimit të ujit pa shfrytëzuar dhe pa përdorur më përpara të gjitha rezervat që ka prodhimi i ujit, që ka përmirësimi i menaxhimit, me qëllim që ta trajtojmë siç duhet me efikasitet një aset shumë të madh që ka që është uji”.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com