Reforma, pas Vettingut PD drejt
Kushtetueses edhe KLGJ e KLP

Reforma, pas Vettingut PD drejt<br />Kushtetueses edhe KLGJ e KLP
Partia Demokratike pritet të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për organet e reja të drejtësisë (KLGJ dhe KLP), miratuar në parlament vetëm dy ditë më parë.
 
Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Partisë Demokratike, teksa ky është ligji i dytë që PD çon në Kushtetuese, pas atij të Vettingut.
 
Sipas burime drejtuesit e Partisë Demokratike gjykojnë se rregullimi ligjor për mënyrën se si zgjidhen 5 anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë bie ndesh me ligjin themeltar të shtetit.
 
Kushtetuta sipas demokratëve parashikon kandidim të lirë nga avokatët, pedagogët dhe shoqëria civile për këto poste dhe verifikimi i kritereve ligjore, behet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.
 
Dy anëtarë jo gjyqtarë zgjidhen nga radhët e avokatëve, dy anëtarë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe një anëtar nga shoqëria civile.
 
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, bazuar në një procedurë transparente dhe publike, shpall vendet vakante, sipas ligjit.
 
Ndërkohë ligji i miratuar dy ditë më parë vetëm me votat e mazhorancës parashikon që vlerësimi i kritereve të bëhet nga një komision i posaçëm.
 
Por vendimi zyrtar për të ardhmen e ligjit pritet që të bëhet pas dekretimit nga Nishani, nëse do të bëhet dhe botimit në Fletoren Zyrtare.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social