Reforma, Rama-PD: E keni frikë
shemb strukturat që ju drejtoni

Reforma, Rama-PD: E keni frikë<br />shemb strukturat që ju drejtoni
Kryeministri Rama ka akuzuar nga foltorja e kuvendit demokratët se nuk e duan Reformën në drejtësi dhe se për këtë po përdorin një bashkëpunim të policisë me ndërkombëtarët për goditjen e një rrjeti të fuqishëm droge.

"Si çdo herë një punë të mirë të policisë e cila në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka marrë pjesë aktivisht lidhje me çështjen e linjës së trafikut të drogës ju e përdorni për të sulmuar policinë. Jeni të pa shëmbullt. A thua se jeni ju që bashkëpunoni me policitë partnere apo a thua se ishit ju që vepruat këtu në ato raste që në ato raste e përdorët. Dëshpërimi juaj është ky. Po të ishit kaq të djegur për të miratuar reformën duhet të s'ishit ju të ishit pranë komisionit  të prisnit aty ditë natë derisa të miratonit atë.Ju jeni ata që vetëm nxirrni pretekste për të mos e miratuar"-tha Rama

Shefi i qeverisë tha se janë dy shtyllat kryesore arsyet pse PD po i ikën Reformës në Drejtësi. Rama tha se cilësia e reformës nuk përmirësohet duke mbyllur derën, si të ishte verë, por përmirësohet duke punuar bashkërisht.

"S'ka rëndësi koha por cilësia? Hajde pra uluni në tavolinë të punojmë bashkërisht për reformën në drejtësi. Ju i ikni se ajo e shëmb sistemin e drejtësisë dhe të gjithë strukturat që ju kontrolloni bien, dhe ku kapaciteti i vendimmarrjes përmes partive politike minimiziohet."

Rama i ka bërë thirrje opozitës të ulet ti japë fund kësaj historie e të bëjnë Reformën të cilës nuk mund ti shpëtojnë as me Frookun e as me Shullazin

"Lëreni këtë valle dhe uluni ti japim fund kësaj historie që po bëhet gjithmonë e më shumë një barrë e rëndë e këtij populli që meriton të çelë negociata këtë vit dhe në të njëjtën kohë meriton ta shikojë të shembet këtë sitem para syve siç e meriton kjo Reformë. Lëreni alibitë se nuk ju shpëton as Frroku as Rroku as Shullazi as Saliu"-e mbylli fjalën e tij Rama


(Fjala e kryeministrit Rama nga foltorja)

Zhvillimet nga Kuvendi minutë pas minute

Ora 13:00 ​Tahiri-opozitës: Ndajeni mendjen o reformën, o Parlamentin!

Nga foltorja e Kuvendit ministri Tahiri i ka kërkuar opozitës që të gjitha denoncimet e tyre për çështjet që e shqetësojnë ti adresojnë në Prokurori për të marrë të drejtën që kërkojnë.
 
Tahiri tha se PD po baltos punën e policisë , dhe llumi mbi të nga ky parlament duhet të marrë fund.
 
"Erdhi dita ti mbroni ata që ju duan që paguajnë pushimet. Ka insitucione në këtë vend është prokuroria, denonconi ëkrkoni të drejtën tuaj. Shfrytëzoini për të marrë të vërtetë. Keni akzuuar pafundësiht policinë e shtetit, Ju edhe kur policia bën ndonjë gjë të mirë prap e sulmoni.Në se do kishit qënë kaq të pastër ju sdo e ksihit lënë Lazaratin të pritej. Sot policia po bën histori.  Trecerekun tuaj "-tha Tahiri
 
Saimir Tahiri i quan kërkesat e PD-së deri më sot si pretekste për të mos votuar reformën në drejtësi. Opozita, tha ai, po përbalt policinë e shtetit në punën e saj.

“Ç’duhet të prodhojë ky Parlament dhe sa prodhon për ta bërë Shqipërinë më të sigurtë. Hajdeni te reforma në drejtësi. Për çfarë debati bëhet fjalë këtu? Ku ka debat xhanëm? Nëse keni reformën, s’keni pse vini këtu e përbetoheni. Hajdeni ta votojmë. Kjo është guri provës. Është marrë parasysh çdo sugjerim që keni bërë dhe hajdeni ta votojmë. Lërini pretekstet. Të gjitha pretekste për të mos votuar reformën. Ndajeni mendjen o reformën, o Parlamentin”, tha ministri Tahiri.
Fjala e ministrit Tahiri në Kuvend


Ora 11.45 Berisha: Balili është Koço Kokëdhima
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha teksa ka folur në foltore, ka thënë se Klemend Balili ka lidhje të drejtpërdrejtë me ish deputetin e Vlorës, Koço Kokëdhima.

Berisha ka shtuar se këtë e di e gjithë saranda, pasi ai merr urdhra nga ish deputeti Koço Kokëdhima.

Klemend Balili është sivëllau i Kokëdhimës. Këtë gjë e di e gjithë Saranda” ka thënë Berisha.


Ora 11:40  Paloka: Rama nuk e do Reformën në Drejtësi
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka duke iu kundërpërgjigjur homologut të tij Gramoz Ruçi tha se ai që nuk e do Reformën në Drejtësi është pikërisht kryeministri i vendit Edi Rama.

Sipas Palokës, Rama kërkon që ta shfrytëzojë këtë reformë si komardare të problemeve të qeverisjes së tij, ndërkohë që vijon kërcënimet ndaj sistemit të drejtësisë.

Me këtë reformë në drejtësi mendoni se keni kapur komardaren dhe do i shpëtoni problemeve evidente. Rama vijon ti bëjë presion gjykatave, ai nuk e do reformën në drejtësi. Reforma mbetet në letër pa vullnet. Rama kërcënon gjyqtarët për të nxjerrë kriminelët dhe të mos dënojë oligarkët. Shqiptarët e shohin se kush e zvarrit reformën në drejtësi. Ministrat dridhen nga kjo reformë” tha ai.
 

Ora 12:00 Rama: 25 vjet i keni bërë "lëmsh e li", ligji aktual më i miri
Kryeminsitri Rama lidhur me cështjen e pronave tha se Shqipëria është i vetmni vend post komunist që ka vonuar zgjidhjen e cështjes së pronave.
 
Ai akuzoi opozitën se kanë bërë lëmsh e li pronat duke kaluar 8 ligje të ndryshme në Kuvend ndërkohë që tha se ligji aktual është më i miri për t'i trajtuar ato

"Tema e dytë është ajo e pronave.Keni qënë këtu dhe me pronat keni bërë vetëm lesh e li. Kei kaluar 8 ligje. Ju rrini duke shitur utopinë se do ja ktheni gjithë pronat pronarëve, të tjerët duke bërë akrobaci për të mos marrë vendimin që duhej të ishte marrë me vite më parë. Ne jemi të vetmit që jemi të vonuar me 25 vjet për pronat.Ligji i pronave e vetmja mënyrë praktike për ti trajtuar pronat"-tha Rama


 
Ora 11:30 Ruçi; ​Doni të shtyni përherë me qëllim që Reforma në Drejtësi të mos miratohet.
Menjëherë pas tij e ka marrë fjalën sekretari i përgjithshëm i PS Gramoz Ruçi i cili fjalën e tij e mbështeti tek Reforma në drejtësi për të cilën ai tha se PD po kërkon ta shtyjë atë.

"Është një det i tërë që na ndan nga e majta në të djathtë. Ne po rishikojmë Kushtetutën për të luftuar korrupsionin. Ju nxirrni sebepe kundër saj. Ju nuk doni shtet, ligj, mos kapje të drejtësisë, luftën kundër krimit. Ju do të jeni të ndëshkuarit e parë. Mos bëni deklarata boshe, por shkoni në prokurori
Doni të shtyni përherë me qëllim që Reforma në Drejtësi të mos miratohet. Sot dorëzuat një amendament, siç bëtë një javë më parë e ndoshta do bëni dhe javës tjetër. Ne do të vazhdojmë për të ndërtuar shtet, bërë reforma e këtë krye reformë që e duan 97% e shqiptarëve e ndërkombëtarët
"-tha Ruçi.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar