Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencë për mediat ka deklaruar se Këshilli Mbikëqyrës vendosi që të mbante të pandryshuar normën bazë të interesit, 1.25 %.
 
Në raportin mujor për ecurinë ekonomike të vendit, Sejko theksoi se ka pasur rritje në sektorin e  ndërtimit dhe shërbimit, ndërsa rënie në bujqësi.
 
"Ecuria e ekonomisë ka qenë në përputhje me pritshmëritë, inflacioni pati shenja rritje gjatë 3 mujorit dytë si pasojë e rritjes së çmimit të ushqimeve dhe qerave.

Rritja ekonomike sipas INSTAT është 2.96%. Ka pasur rritje të konsumit dhe investimeve të brendshme. Tregjet financiare janë të qeta.
 
Ecuria e kredisë shfaqi tendaca përmirësimi në tre mujorin e dytë. Portofoli i kredisë bankare 3%. Portofoli i kredisë në valutë i pandryshuar nga një vit më parë. Oferta e bankave për kredi është e shtrënguar' tha ai.
 
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko përshëndeti edhe miratimin e paktës kushtetuese të reformës në drejtësi, e cila sipas tij, do të ketë një ndikim të madh pozitiv në ekonominë e vendit.
 
"Çdo destabilizim politik do të kishte ndikim negativ në ekonomi dhe e kundërta. Miratimi i reformës me 140 vota është pozitiv”, tha Guvernatori Sejko. 

Fjala e plotë e Guvernatorit Gent Sejko


d.b/shqiptarja.com