Reforma Territoriale, Bylykbashi: Duhet konsensus politik, të bazohet në parime jo në pazare

Deputeti Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Rithemelimit si dhe anëtar në Komisionin për Reformën Territoriale, në një konferencë për mediat u shpreh se duhet një konsensus i gjerë politik. Bylykbashi tha se konsensusi duhet të jetë i bazuar në mbi parime dhe jo pazare, në mënyrë të tillë që të sjellë një reformë që qeverisja vendore të zhvillohet në mënyrë harmonike.

‘Është ngritur forumi i të zgjedhurve vendorë të PD ku do të mblidhet eksperienca vendore e të të gjithë të zgjedhurve ndër vite. Qëndrimi ynë i kryetarit është i qartë për të bërë një diferencë. Reforma territoriale duhet të shfrytëzohet dhe nuk duhet të humbet momenti sepse diçka e bërë keq do të merrte një kohë të gjatë. Propozimi ynë në kuadër të punës që po bëhet, do e bazojmë tek studime dhe propozime të mirëmenduara dhe të financuar nga partnerë ndërkombëtarë. Ne kemi kapacitetet më të mira për të ofruar një reformë cilësore. Rreth 9 muaj nga tani do të kemi edhe zgjedhjet, theksoj se reforma duhet të jetë konsensuale dhe jo si e 2014 dhe pa konsensus. Konsensusi i bazuar mbi parime dhe jo pazare do të sjellë një reformë që qeverisja vendore të zhvillohet në mënyrë harmonike', tha Bylykbashi.

Ndërkohë që nga ana e tij ka qenë Sekretari për Pushtetin Vendor i Rithemelimit, Ylli Asllani, ai i cili akuzoi se kjo qeveri e ka zhbërë demokracinë e pushtetit lokal.

“Një ish kryebashkiak që u bë Kryeministër u bë autori i asfiksimit të qeverisjes dhe demokracisë lokale. Reforma e kaluar ka dështuar. Të gjithë e pranojnë. Ne duhet të themi që reforma e bërë në vitin 2014 kishte në thelb interesin e një grupi. Ndërkohë që oferta jonë ka në bazën e saj interesin e qytetarëve. Rritja e efeciencës ekonomike dhe shkurtimi i shpenzime ishte një ide shumë e gabuar. Demokracia lokale nuk është një slogan i hedhur për publicitet por është thelbi i gjithë funksionimit të pushtetit lokal”, tha Asllani.

Nga ana tjetër eksperti Ivi Kaso thekson se reforma Territoriale dhe ajo Zgjedhore duhet të ecin me të njëjtën shpejtësi, gjë e cila sipas tij nuk po ndodh. Duke u ndalur në artikulimet e PS-së për rajonet, Kaso tha se ato duk duhet të bëhen Kalë Troje si preteks për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë që t’i jepen mazhorancës pushtet pa vota.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:28
Kaso: Rajonet të mos shndërrohen në Kalin e Trojës për PS-në për të prekur Kushtetutën! ‘Zgjedhorja’ dhe ‘Territorialja’ të ecin në të njëjtën kohë

Ivi Kaso përfaqësues i Rithemelimit thotë se reforma Zgjedhore dhe Territoriale duhet të ecin në të njëjtën kohë, gjë e cila nuk po ndodh. Kaso tha se për Rajonet që përmend PS, mos të shërbejnë si preteks për të ndryshuar kushtetutën.

‘Janë të lidhura në mënyrë organike dy reformat Zgjedhore dhe Territoriale. Nuk po ndodh kështu që të ecin me një shpejtësi. Një produkt për Reformën Territoriale të mos shërbejë si preteks për të bërë Pazar për Reformën Zgjedhore. Nuk duam që Rajonet e përmendura nga PS-së, të shndërrohen në Kalin e Trojës për të prekur Kushtetutën, që t’i japë maxhorancës pushtet pa vota. Do të ishte gjëja më e dëmshme për një demokraci, sidomos në kushte e një demokracie të brishtë siç është e jona. Në kemi ngritur grupet e Punës për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore në mënyrë që të jemi gati për çdo lloj produkti.’- tha Kaso.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi