Reforma territoriale, Grupi PS
cakton emrat e komisionit bipartizan

Reforma territoriale, Grupi PS<br />cakton emrat e komisionit bipartizan
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka miratuar anëtarët e tij në Komisionin e posaçëm parlamentar për reformën territoriale.

Komisioni do të drejtohet nga deputeti Bashkim Fino, njëkohësisht edhe sekretar i Kryesisë së PS për pushtetin vendor.

Propozimet e kryetarit të Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi janë miratuar me konsensus në mbledhjen e djeshme, ndërsa pritet përfshirja e opozitës në këtë komision.

Nga LSI pritet që anëtarë të këtij komisioni të jenë Spartak Braho, Petrit Vasili.

Komisioni do të përbëhet nga 16 anëtarë, për një periudhë kohore 3-mujore por me mundësi shtyrjeje sa herë që do t’i duhet kohë e mjaftueshme për të përfunduar misionin e tij.


 KOMISIONI PARLAMENTAR PER REFORMEN TERRITORIALE
 
Partia Socialiste

Bashkim Fino        kryetar
Musa Ulqini           anëtar
Armando Subashi  anëtar
Andrea Marto        anëtar
Blendi Klosi          anëtar
Namik Kopliku      anëtar
 
 
Redaksia Online
(b.g/ shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU