Këshilli Bashkiak i Klosit u mblodh të enjten për të diskutuar mbi propozimin e mazhorancës socialiste për reformën territoriale e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Në mbledhje morën pjesë këshilltarët bashkiakë, drejtues vendorë dhe dhjetëra banorë të zonës
Gjatë diskutimeve, këshilltarët u shprehën unanimisht kundër bashkimit me Bashkinë Mat, duke deklaruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar vendimin, pa përjashtuar edhe organizimin e protestave.
Në mbledhje mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, e cila bëri të ditur se projekt-propozimi i reformës ka mbërritur në bashki dy ditë më parë. Ajo sqaroi se dokumenti parashikon një periudhë 60-ditore konsultimi publik, gjatë së cilës do të zhvillohen dëgjesa me qytetarët në të gjitha njësitë administrative të bashkisë. Kryebashkiakja Kola theksoi se do të jetë në krah të banorëve dhe se do të përfaqësojë vullnetin e tyre në çdo fazë të procesit, duke garantuar se qëndrimi i Bashkisë Klos do të bazohet te mendimi i komunitetit.
Në përfundim të mbledhjes u bë e ditur se në ditët në vijim do të nisin dëgjesat publike në të gjithë territorin e Bashkisë Klos, ku qytetarët do të kenë mundësi të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me reformën administrativo-territoriale.
Lajmi kryesor:
‘Territorialja’/ Këshillat në Këlcyrë e Klos unanimisht kundër shkrirjes së bashkive! Kryepleqtë e Fushë-Arrëzit i thonë ‘jo’ bashkimit me Pukën! Protesta edhe në Divjakë










Komente
Komento