Projekt dokumenti u nënshkrua nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi, dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD-it në Shqipëri, Brian Williams.
Zëvendës kryeministri Peleshi gjatë fjalës së tij, falënderoi faktorin ndërkombëtar, për pozicionimin e vendosur pro kësaj reforme kaq të rëndësishme, ndërkohë që vuri theksin tek modernizimi i shërbimeve të qeverisjes lokale.
STAR2 është faza tjetër e ndihmës së përbashkët të donatorëve për qeverinë shqiptare për të çuar më tej mbështetjen për qeverisjen vendore, pas miratimit të reformës administrativo-territoriale dhe reduktimit të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri nga 373 njësi në 61 të tilla.



Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
