Në vendimin e Presidentit, nënvizohen disa shkelje dhe argumenta që sipas Nishanit e kanë shtyrë atë të rikthejë në Kuvend sërish ligjin për ndarjen e administrative të vendit.
Presidenti në argumentat e tij vlerëson se ky proces nuk ka qenë aspak transparent, duke shtuar se asnjë nga propozimet e paraqitura nga shumë njësi të qeverisjes vendore, nuk janë konsideruar dhe nuk janë reflektuar duke shkelur Kushtetutën.
Ditrën e djeshme, Kryeministri Edi Rama, tha se ligjet e rikthyera janë kthyer nga Partia Demokratike me ndërmjetësim të Presidentit të Nishain. Rama theksoi se ato do të votohen sërish pasi Shqipëria nuk ka kohë për të humbur në rrugën drejt zhvillimit.
Argumentat e ktihimt për shqyrtim të refomës territoriale të Presidentit Bujar Nishani:
"Nuk është marrë mendimi i popullsisë së njësive vendore"
Teksa e vlerëson këtë si një reformë me rëndësi për vendin, Nishani shprehet se se gjatë procesit të hartimit të ndarjes administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, është keqzbatuar Kushtetuta pasi sipas tij njësitë e qeverisjes vendore janë ndryshuar pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to.
Sipas Presidentit Nishani nga informacionet e administruara dhe bashkëbisedimet me një pjese te konsiderueshme te përfaqësuese te njësive vendore, referuar takimit të zhvilluar dy ditë më parë me 28 përfaqësuesit e njësive vendore kryesisht të Partisë Demokratike në ndarjen e re administrative nuk është marrë parasysh mendmi i popullsisë që banon në to, Madje Nishani shkon më tej kur shprehet se ky mendim është marrë në mënyrë të përciptë dhe të paplotë në kuptimin e normës kushtetuese së lartpërmendur.
Nishani shprehet ndër të tjera se relacioni që shoqëronte projektligjin flet më shumë për takime konsultative me grupet e interesit, shoqërinë civile dhe bizneset, në një kohë kur Kushtetuta kërkon mendimin e popullsisë që banon në zonat që preken nga ndryshimet e kufijve.
“Nuk mund të pretendohet aspak se 50% e 16000 të intervistuarve përbëjnë mendimin e popullsisë.” thuhet në komunikatën e Presidencës
"Sa më pak njësi vendore, aq kë shumë cënohet parimi i decentralizimit të pushtetit"
Një tjetër argument për Nishanin janë edhe ndarja me 61 njësi vendore. Sipas kreut të shtetit sa më shumë të ulet numri i njësive të qeverisjes vendore dhe sa më të mëdha të bëhen ato, aq më shumë cenohen parimet e decentralizimit të pushtetit vendor dhe autonomisë vendore, të cilat janë të sanksionuara në Kushtetutë.
“Sa më të mëdha të jenë njësitë e qeverisjes vendore, aq më larg do të jenë autoritetet nga qytetarët.” shprehet Presidenti
"Harta e re duhej shoqëruar edhe me ndryshime në Kodin Zgjedhor për zgjedhjet e 2015"
Argument tjetër i rëndësishëm sipas Presidentit Nishani ka të bëjë edhe më shoqërimin e këtij ligji me ndryshime në Kodin Zgjedhor, duke pasur parasysh siç thekson kreu i shtetit se ndodhemi 1 vit nga zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore dhe vetëm 5 muaj nga detyrimi kushtetues që ka Presidenti i Republikës për të caktuar me dekret datën e zgjedhjeve
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)