Reforma Territoriale, OSBE për Report Tv: Në fokus të saj të jetë decentralizmi, shërbimet të shkojnë sa më pranë qytetarëve

Reforma territoriale duhet të ketë në fokus efikasitetin e shërbimit ndaj qytetarit dhe përdorimin sa më mirë të burimeve njerëzore nga njësitë lokale. Zv.kryetarja e prezencës së OSBE në Tiranë, Clarisse Pasztory për “Report tv”, u shpreh se OSBE po jep ndihmën e saj në këtë proces, ndërsa duket optimiste se politika shqiptare do të adresojë problematikat e evidentuara.

“Jam shumë e lumtur që neve si Prezencë e OSBE-së na është kërkuar që të japim ndihmën tonë në këtë proces, që ka të bëjë me decentralizimin, që ka të bëjë me të sjellët e shërbimeve më pranë qytetarëve, që ka të bëjë me të mundësuarit e politikanëve që të jenë më pranë popullit dhe shërbimeve, ka të bëjë me efektivitetin, ka të bëjë me efikasitetin, ka të bëjë me përdorimin më të mirë të burimeve që ka ky vend dhe bashkitë e tij”, thotë Clarisse Pasztory.

Për numrin dy të OSBE në Shqipëri, realizimi paralelisht i reformës zgjedhore dhe asaj territoriale nuk përbën problem, pasi janë dy procese të lidhura mes tyre.

“Riorganizimi territorial është i rëndësishëm për zgjedhjet vendore, pa dyshim, dhe kjo është shumë legjitime, por është një gjë mjaft e rëndësishme përtej çdo qëllimi zgjedhor. Ndërsa zgjedhjet sërish nuk janë vetëm zgjedhje vendore, por kur flitet për reformën zgjedhore, ne po flasim në radhë të parë për të bërë reforma sa i përket rregullave që do të rregullonin zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dhe personalisht nuk e shoh domosdoshmërisht si problem që ato të jenë të shkëputura. E thatë saktë, ato [reformat] po zhvillohen paralelisht, në fakt nuk janë të shkëputura; ato janë paralele. Nuk është një proces, janë dy procese. Janë të lidhur me njëra-tjetrën, por nuk janë e njëjta gjë”, shprehet Clarisse Pasztory.

Edhe pse diskutimet për reformën zgjedhore janë në zanafillën e tyre, Pasztory u shpreh optimiste për adresimin e problematikave të evidentuara nga OSBE në Shqipëri.

“Unë jam nga Austria, reforma zgjedhore është një proces i përhershëm, sepse ndryshon teknologjia, ndryshojnë pritshmëritë, ndryshon numri i njerëzve dhe i shërbimeve. Shqipëria i është përgjigjur gjithmonë rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Dhe përsëri, kemi ndjesinë se rekomandimet që janë bërë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare janë marrë seriozisht, janë studiuar seriozisht, dhe besojmë se do të trajtohen në komisionin e reformës zgjedhore të ngritur për këtë qëllim”, thotë ajo.

Shqipëria është pranë realizimit të reformës së radhës territoriale. Brenda 30 qershorit opozita dhe mazhoranca pritet të dorëzojnë rekomandimet e tyre në kuvend, ndërsa puna për reformë zgjedhore pritet të konkretizohet në muajin mars 2023.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit