Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Sistem proporcional e lista të hapura! Vota e emigrantëve, përmes votimit elektronik

Bashkëkryetari i PD për Reformën Zgjedhore Enkelejd Alibeaj publikoi sot propozimet zyrtare me të cilat PD do të shkojë në tryezën e komisionit të posaçëm. Ndonëse këto propozime nuk janë të reja, Alibeaj thotë se PD do të kërkojë sistem proporcional kombëtar, lista tërësisht të hapura dhe votë elektronike të diasporës.

Në një kohë kur pjesa tjetër e opozitës kërkon me forcë përfaqësim në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Partia Demokratike zyrtare ka gati propozimet që do t’i paraqesë tryezës së zgjedhores. Bashkë-kryetari i saj, Enkelejd Alibeaj kërkon ndryshim të sistemit në 1 zonë zgjedhore: sistem proporcional kombëtar.

‘Dhe kjo është çështja e parë. Çështja e dytë e cila shkon në të njëjtën linjë logjike, ka të bëjë me atë që sistemi zgjedhor në Shqipëri do të duhet të jetë proporcional kombëtar. Dhe propozimi i Partisë Demokratike që do të depozitohet në komisionin e reformës zgjedhore, të jetë që Shqipëria të jetë një zonë zgjedhore. Sistemi I deritanishëm, I cili fragmenton në 12 qarqe, në 12 zona zgjedhore, ka nxjerr të gjitha defektet dhe manipulimet me sistemin që bëhet zgjedhjes dhe përfaqësimit të shqiptarëve në parlament. Sistemi me një zonë zgjedhore krijon atë që është nevojë dhe detyrim kushtetuesm barazinë e votës të çdo qytetari shqiptar. Si zgjedhësi në Kukës ashtu edhe zgjedhësi në Tiranë, vota e tyre do të jetë e barabartë, pasha e tyre e zgjedhjes së deputetit do të jetë e barabartë. Ndaj këto janë dy element që shkojnë në harmoni me njëri-tjetrin, listat e hapura dhe sistemi proporcional kombëtar, pra me një zonë zgjedhore.’- tha Alibeaj.

Alibeaj thotë se është kusht tashmë, që edhe listat e kandidatëve për deputetë të jetë tërësisht të hapura.

‘Së dyti, sistemi I listave të hapura I jep qytetarit shqiptar, I jep zgjedhësit shqiptar të drejtën që të përcaktojë edhe elementin e konkurrencës brenda partive politike. Deputetët do të jenë të tillë që do të kenë një garë të ndershme brenda partive politike dhe ai I cili do të gëzojë mbështetjen e zgjedhësve, ai do të jetë dhe përfaqësuesi I tyre. Është një detyrim për të optimizuar dhe për të demokratizuar edhe vet partitë politike. Vetëm sistemi I listave të hapura e garanton këtë gjë. Së treti, heqja përfundimisht e monopolist, e autoritetit që kryetari I partisë ka në përcaktimin e deputetëve. Me sistemin e listave të hapura garantohet kjo gjë.’ u shpreh Alibeaj.

Për votën e diasporës, e cila duket ende larg realizimit, PD kërkon votim elektronik të emigrantëve.

‘Së treti, që ndoshta është më e rëndësishmja është që Partia Demokratike ka konkluduar, ka draftuar edhe projektligjin që do të depozitojmë në komisionin e reformës zgjedhore përsa i përket votës së diasporës, ose më mirë me thënë votës së shqiptarëve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Jo vetëm si një detyrim që vjen prej Gjykatës Kushtetuese, I cili ka udhëzuar Kuvendin e bashkë me të edhe partitë politike si kontribues në Komisionin e Reformës Zgjedhore që do të garantohet në mënyrë efektive dhe jo iluzive, vota e diasporës, vota e emigrantëve jashtë Shqipërisë.’- tha Alibeaj.

Tryeza e Reformës Zgjedhore nuk është mbledhur prej disa muajsh, ndërsa Bardhi-Berisha kanë kërkuar zëvendësimin e Alibeajt me Oerd Bylykbashin, kërkesë e rrëzuar në Kuvend.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • epo kjo pune: 10/11/2023 19:27

    dmth gjithmone doren ne tave...Jo mor Jo mazhoritar me dy raunde, aty matet forca e degjohet e friksohet politika nga votuesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës