Reforma Zgjedhore, Ambasadori i BE-së: Miratojeni përpara zgjedhjeve vendore

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi nga Mati se reforma zgjedhore duhet të miratohet sa më parë. Duke nënvizuar faktin se ajo duhej të rregullohej 6 muaj para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, Soreca tha se reforma zgjedhore është një pikë që Bashkimi Europian e konsideron prioritet.

Zgjedhjet vendore janë shumë të rëndësishme, sepse në këto zgjedhje qytetarët zgjedhin ata që do merren me problemet e tyre. BE pret që të ketë një reformë zgjedhore, ashtu si është rekomanduar nga OSBE/ODIHR. Reforma është me rëndësi që të kryhet 6 muaj para datës së zgjedhjeve.

Puna qe është bërë deri më tani për reformën zgjedhore është e mirë, por duhet të përfundojë. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme dhe BE e konsideron prioritet.

Luigi Soreca, Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë

Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh për herë të parë në lidhje me këtë çështje më datë 9 tetor. Duke i kujtuar Shqipërisë rëndësinë e reformës zgjedhore, Soreca e vendosi theksin tek bashkëpunimi midis forcave politike. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja