Ka zgjatur pak minuta takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf. Në takimin kokë më kokë me kryediplomatin, mësohet se është diskutuar për Reformën Zgjedhore, miratimi i së cilës priet të bëhet përpara mbylljes së sesionit parlamentar, por edhe procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të Partisë Demokratike, për të cilën edhe më herët selia blu ka marrë mbështetjen e Gjermanisë.

Pas takimit me ambasadorit, Basha thirri në seli kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhin dhe  kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi. Mësohet se në focus të takimit ishte organizimi I procesit të përzgjedhjes së kandidatëve nga opozita, por edhe Reforma Zgjedhore, për miratimin e së cilës maxhoranca ka thënë se mund të merren parasysh kërkesat e opozitës parlamentare për ndryshim sistemi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Pas Zingraf Basha pret në PD Idrizin dhe Kryemadhin, ja për çfarë u diskutua

Menjëherë pas përfundimit të takimit me ambasadorin e Gjermanisë Peter Zingraf, Lulzim Basha ka pritur në godinës e Partisë Demokratike aletët shpëtim Idrizi të PDIU-së dhe Monika Kryemadhin, kryetaren e LSI-së.

Burime bëjnë me dije se në takim është diskutuar për organizimin e opozitës në zgjedhje si dhe përzgjedhjen e kandidatëve në rrethe. Ndërkohë me Zingraf Basha diskutoi për situatë politike në vend dhe reformën zgjedhore.