Reforma zgjedhore, analisti Yzeiri: Dyshoj se palët do gjejnë gjuhën e përbashkët (VIDEO)

Përpjekjet për të arritur një produkt final nga tryeza e këshillit politik për reformën zgjedhore, në sytë e analistit Ilir Yzeiri lexohen si një tentativë për tu dukur mirë para ndërkombëtarëve.

“Ky nxitim për ta përmbyllur, për të gjetur gjuhën e përbashkët, për të arritur në një përfundim, nuk është nxitim për të zgjidhur problemet e reformës, por është nxitim për tu dukur ‘djem të mirë’ në sytë e ndërkombëtarëve”, u shpreh Yzeiri.

Gjithsesi Yzeiri shprehet skeptik për arritjen e marrëveshjes mes palëve për ‘zgjedhoren’. Ai thotë se palët po tregojnë kujdes për të mos prekur interesat e partive të mëdha.

“Të krijohet përshtypja sikur befas palët e gjetën arsyen dhe kanë shprehur vullnetin që ta përfundojnë. Unë për veten time jam skeptik, dhe dyshoj se palët mund ta gjejnë gjuhën e përbashkët apo dakordësinë për çështjet që nuk prekin interesat politikë të lidervë të tyre” , tha Yzeiri.

Ashtu si me reformën në drejtësi, shpresën edhe sot shihet tek ndërkombëtarët.

Përsa i përket reformës në drejtësi, çështje e cila i ka vënë në lëvizje, por ndan të gjitha  palët, Yzeiri komenton edhe qëndrimin  e liderëve kryesorë.

“Reforma në drejtësi është e dhimbshme, jo për shqiptarët, por për ata politikanë që nuk e kanë të shkuarën dhe aq të pastër. Deri tani është krijuar një skenë e tillë politike, që Ilir Meta e ka projektuar veten si kundërshtar i egër i reformës në drejtësi dhe i ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. Lulzim Basha ka një pozicion pak më të moderuar duke injoruar në heshtje Ilir Metën kurse Rama u tregua më i hapur duke thënë që ne nuk na shqetëson të marrim pjesë, por kjo reformë duhet parë në praninë e ndërkombëtarëve”, tha ai.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Grubi në kërkim ndërkombëtar, reagon BDI: Propozuam ligj për mos futjen e non gratave në zgjedhje, e rrëzuan ata që na akuzojnë sot

Grubi në kërkim ndërkombëtar, reagon BDI: Propozuam ligj për mos futjen e non gratave në zgjedhje, e rrëzuan ata që na akuzojnë sot