Reforma Zgjedhore, Baçi: Të fillojë nga rikthimi i koalicioneve dhe listat e hapura! Shabani: Edhe partitë jo-parlamentare të jenë pjesë e diskutimeve

Reforma Zgjedhore, Baçi: Të fillojë nga rikthimi i koalicioneve dhe listat e hapura! Shabani: Edhe partitë jo-parlamentare të jenë pjesë e diskutimeve

Të ftuarit në 'Studio Live'

Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ka folur mbi komisionin e Reformës Zgjedhore duke u shprehur së kërkesa kryesore e një pjese të opozitës është rikthimi i koalicioneve mes partive politike.

Ai tha se për 2 vite Alibeaj dhe Gjiknuri si bashkëkryetarë të këtij komisioni nuk zhvilluan asnjë mbledhje. Ndërsa theksoi se duhet që në këtë reformë të përfshihen edhe shoqëria civile dhe parti politike jo-parlamentare.

Reforma Zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e kam fjalën edhe për pjesëmarrje të shoqërisë civile jo vetëm të parlamentit. Edhe me partitë politike jo-parlamentare që duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes për Kodin Zgjedhor. Duhet të fillojë tek rikthimi i koalicioneve sepse Rama e prishi këtë në mënyrë të njëanshme. Personalisht jam dakord për listat e hapura, votimin e diasporës edhe për votimin e numërimin elektronik”- u shpreh Baçi.

I të njëjtit mendim ishte edhe kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani i cili tha se me heqjen e koalicioneve të partive politike u deformua vota e zgjedhësve sepse u përdor një formulë që u jep avantazhin partive të mëdha.

“Ne e kemi bërë të qartë që në 2019-ën, kemi një projektligj të depozituar në parlament kemi kërkuar një sistem si Kosova proporcional kombëtar me lista të hapura ku shqiptarët e diasporës votojnë dhe janë të barabartë me ata që banojnë këtu. Është e rëndësishme që në tryezën ku merren Duhet të ndryshojë edhe formula zgjedhore. Heqja e koalicioneve e ka deformuar më shumë votën e zgjedhësve sepse përdoret një formulë ‘dont’ që avantazhin partitë e mëdha.  Duam që edhe votat e shqiptarëve të Diasporës të numërohen njësoj. Aty ku kanë pasur vendbanimin për herë të fundit. Në lidhje me administrimin e zgjedhjeve nuk besoj në depolitizimin e administratës sepse këtu janë politizuar edhe njerëz që nuk duhet të merreshin me politikë”- tha Shabani.

Ndërsa analisti Ben Andoni tha se nuk mund të ketë Reformë Zgjedhore efektive pa u bazuar më së pari tek të dhënat e censit të popullsisë që u krye gjatë vitit 2023. Sipas tij, edhe presidenti Bajram Begaj duhet të japë kontributin e tij për zgjidhjen e krizës politike në vend duke ia nisur fillimisht nga ajo brenda PD-së. Andoni tha se Begaj duhet t'u bëjë thirrje institucioneve të drejtësisë që të japin një verdikt përfundimtar përsa i takon kreut të PD-së. 

Sa i takon aksionit opozitar të Rithemelimit, deputeti Luan Baçi paralajmëroi përshkallëzim deri në ngujim. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:04
Aksioni i Rithemelimit, Luan Baçi paralajmëron përshkallëzim: Do të shkojmë drejt ngujimit

 

Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi i ftuar në emisionin “Studio Live” në Report Tv paralajmëroi protesta dhe ngujim në kuadër të aksionit të tyre opozitar.

Ligjvënësi u shpreh se çdo lloj forme e protestës do të jetë në fokus të Rithemelimit ndërsa theksoi se vendime të mëtejshme do të merren të shtunën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

“Duan të largojnë deputetët e PD nga parlamenti. Qëndresa jonë do të vazhdojë duke përfshirë të gjitha format dhe mjetet e protestave. Qoftë edhe ngujimi, qoftë edhe bllokimi dhe çdo lloj proteste do jetë në fokusin tonë. Do jetë kryesia dhe këshilli kombëtar që do të vendosë mbi veprimet që do të merren më tej në mbledhjen që do zhvillohet të shtunën”- tha Baçi.

Ora 18:30
Kreu i Nismës Thurje, Shabani: Do të dorëzojmë në SPAK 2 dosje për pronat publike që u janë dhënë oligarkëve

1706809564_endrishabani.PNG

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj mbi planin e Nismës Thurje sa i takon rolit të saj në opozitë, kryetari i kësaj force politike, Endri Shabani tha në “Studio Live” se partia që drejton po bën gati 2 dosje për t’i dorëzuar në SPAK lidhur me pronat publike që u jepen atyre që ai i quajti ‘oligarkë’.

“Ne kemi një model tjetër të të bërit opozitë. Përmes denoncimit të aferave të kësaj qeverie, jemi duke përgatitur aktualisht 2 dosje që kanë të bëjnë me pronat publike që u janë dhënë oligarkëve të cilat janë simbolikë sesi vijon të vidhet çdo ditë Shqipëria dhe pasurohet një grup i vogël njerëzish. E dyta mënyrë e jona ,është përmes propozimeve të caktuara politike, përmes rolit në këshillat bashkiakë. Secili zgjedh mënyrën e vetë të të bërit opozitë”- tha Shabani.

Ora 18:18
Andoni: Bardhi, qëndrime ndryshe kur është brenda vendit dhe ndryshe kur është jashtë! Baçi: Shikoni veprimet, jo fjalët që thotë

 

Gjatë diskutimit në “Studio Live” në Report TV për situatën brenda Partisë Demokratike, analisti Ben Andoni theksoi edhe paqëndrueshmërinë e Bardhit lidhur me qëndrimet që mban brenda vendit dhe ato që mban kur udhëton në SHBA.

Ndërsa deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi tha se duhen parë vetëm veprimet e Bardhit me mbledhjet e grupit parlamentar ku ka qenë i pranishëm edhe Berisha.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Andoni: Më shqetëson edhe pjesa likuide e Bardhit,. Duket se ka qëndrime të ndryshme kur është jashtë vendit dhe të tjera kur është brenda vendit. Do doja të deklarohej për pozicionin e Berishës.

Baçi: Mir është të shikoni veprimet e Bardhit sesa retorikën e tij. Se cfarë thotë me fjalë është gjë tjetër. Me grupin parlamentar është ulur krah Berishës.

Andoni: Mbledhjet duhet t’i bëni në selinë e PD. Pas 8 janarit nuk arrini të kuptoni cfarë impakti keni lënë tek publiku. Kur nuk keni arritur të bashkoheni në selinë tuaj imagjinoni cfarë i ndodh publikut.

Ora 17:57
Andoni: S’mund të ketë Kod të ri Zgjedhor pa pasur rezultatet e censit të popullsisë! Presidenti tu bëjë thirrje organeve drejtësisë për çështjen e PD

 

Duke komentuar mbledhjen e komisionit për Reformën Zgjedhore, analisti Ben Andoni i ftuar në “Studio Live” në Report Tv tha se për të pasur një kod të mirë zgjedhor, duhet që më së pari të bëhen publike rezultatet e censit të popullsisë.

Mes të tjerash, analisti shtoi se për situatën ku ndodhet Partia Demokratike, duhet të ndërhyjë edhe presidenti Bajram Begaj ku ky i fundit t’i bëjë thirrje institucioneve të drejtësisë që të dalin sa më shpejt me një verdikt se kujt i takon drejtimi i partisë.

“Mos pasja e rezultateve të censusit nuk mund të bëjë një sistem elektoral që u përshtatet shqiptarëve. Presidenti duhet të bindë sistemin e drejtësisë t’i japë fund njëherë e mirë problemit të PD.  Presidenti duhet ta kërkojë që t’i japë fund problemit të PD-së, duke i kërkuar sistemit të drejtësisë të japë verdiktin final për partinë por pa ndërhyrë vendimmarrje.

Zgjedhjet duhet të shtyhen edhe për 2 muaj apo divcka e tillë sepse me këtë situatë ku jemi edhe me indiferencën e të huajve, duhet që vetë shqiptarët ta marrin përsipër të bëjnë diçka. E ka politika shqiptare këtë pjekuri? Nuk besoj. As Nikolla nuk arriti të dilte mbi palët në Kuvend dhe nga  Pra në këtë moment i vetmi element që mund të bëjë punë janë të dhënat e censusit që të gjykohet mbi Kodin Zgjedhor që na përshtatet. E dyta, ndërhyrja e presidentit brenda tagrit të vetë”- argumentoi Andoni.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion