Në mbledhjen e sotme të konferencës së kryetarëve të partive politike është pranuar në parim ngritja e komisionit hetimor parlamentar për DSIK. Komisioni hetimor do të ngrihet pas kërkesës së presidentit Ilir Meta për hetime lidhur me pajisjen e Gent Cakajt me certifikatë sigurie brenda 24 orëve, i propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Jashtëm.
Kërkesa e Metës u mbështet nga LSI dhe PD, të cilat me anë të një letre drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, kërkuan ngritjen e komisionit hetimor për certifikatën e sigurisë së Gent Cakajt.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh ditën e sotme nga ambientet e Kuvendit se forca e tij politike është dakord me çdo kërkesë që vjen nga opozita, për sa kohë që do të jetë në koherencë me ligjin për komisionet hetimore përkatëse, vendimet e gjykatës kushtetuese dhe legjislacionit rregullator për informacionin e klasifikuar.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Balla shprehu më tej edhe gatishmërinë e Partisë Socialiste për votimin e reformës zgjedhore.
Jemi të gatshëm në cdo moment, qoftë në seancën e parë të parlamentit më datë 20 janar, apo në seancat pasardhëse, por le të themi brenda muajit janar, me qëllim që ta votojmë reformën zgjedhore.
Dhe ne e kemi thënë dhe e ripërsëris, jemi në kohë për të pilotuar në 200 qendra votimi, të paktën aspektet e përdorimit të teknologjisë së zgjedhjeve, qoftë votim tërësor elektronik, qoftë online qoftë offline të numërimit elektronik, i kemi mundësitë që këtë ta bëjmë që në zgjedhjet e 2019-s.
Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së
Kreu u grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho nuk la pa komentuar thirrjen e bërë nga kryeministrit Rama për të mbledhur nesër Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme. (Lexo këtu) Spaho e cilësoi thirrjen e Ramës si të jashtëligjshme duke shtuar se maxhoranca përdor Kushtetutën sipas interesave të veta.
Na detyruan që të bëjmë një kërkesë për zgjatjen e afatit të Komisionit hetimor, pasi ende institucionet nuk kanë sjellë informacione që të fillojë punë Komisioni. Në këtë rast, kreu i kuvendit nuk duhet të bëjë sehir. Nuk ka kuptim shtyrja e vazhdueshme. Thirrja për t’u mbledhur Kuvendi nesër është veprim antikushtetues. Kuvendi nuk ka arsye për të patur një seancë të jashtëzakonshme. Maxhoranca e përdor kushtetutën sipas interesit të saj.Edmond Spaho, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Cdo gje per keta debilat e pd-se qenka antikushtetues, pika qe sju bie ne b.the
Përgjigju