Sipas tij, qeveria aktuale nuk mund të mbaje zgjedhje të lira, duke iu referuar këtu edhe zgjedhje të 2013-2015, në të cilat sipas kreut të opozitës mbizotëroi korrupsioni zgjedhore.
“Nëqoftëse ka një armik të madhe të zgjedhjeve sot, ky është korrupsioni zgjedhor. Nga një shqetësim në të shkuarën sot është kërcënim i madh. U kthye në vitin 2013 dhe sot është kanceri në reformën zgjedhore,” tha Basha teksa shtoi se blerja e votave në Korçë në 2015, u kthye në poligon.
Lideri i së djathës, u shpreh se korrupsioni zgjedhor është vetëm njëra anë e medaljes.
“Korrupsioni zgjedhor është vetëm një aspekt. Ky korrupsion prodhon çdo derivat. Pushteti prodhon korrupsioni politik, ky sjell korrupsionin zgjedhor, blen mediat me reklama të majme. Këtu fillon edhe krimi i organizuar. Ky është modeli i shtetit mafioz . Dy janë burimet kryesore të financimit politik dhe zgjedhor. Korrupsioni i tenderave dhe krimi i organizuar,” tha Basha.
Më tej kreu i PD-së solli në vëmendje edhe korrupsionin e shfaqur në financimin e fushatave zgjedhore në media, apo krijimin e zyrave elektorale.
Fjala e plotë e Lulzim Bashës e zbardhur nga gazetarët e Shqiptarja.com
Sot jemi mbledhur për një temë konkrete që quhet korrupsioni zgjedhor. E vlerësoj faktin që nuk ka keni mbledhur për shfaqje, ndonëse këtu rreziku është i madh që të flitet se çfarë bëra unë e çfarë bëre ti. Korrupsioni zgjedhor është thelbi i problemit në Shqipëri.
Tema e sotme nuk është akademike. Njerëzit e dinë, pushteti dhe paraja, paraja e pushteti janë të lidhura ngushtë, por në Shqipëri lidhja e parasë kriminale me pushtetin është shkaku kryesor i korruptimit të pushtetit, si një mjet për t’u pasuruar dhe jo si mënyrë për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo për të implementuar ndryshimet për të cilat që ka nevojë një shoqëri. Në qoftëse ka një armik të madh të zgjedhjeve sot ky është korrupsioni zgjedhor.
Nga një shqetësim në të shkuarën sot është kërcënim i madh. U kthye në vitin 2013 dhe sot është kanceri në reformën zgjedhore. Në zgjedhjet e Korçës, u shndërrua në një poligon blerja e votave në masë, përpunimi i skemës së shpërndarjes së parave, të mbulimit me praninë e policisë, të heshtjes së prokurorisë dhe në fund me amnistinë për hetimin e shitblerjes së votave. Vota që bliheshin, blerja e kartave për të mos shkuar në zgjedhje. Emigrantë që nuk vijnë më dhe në vend të tyre votojnë të tjerë me karta të falsifikuara.
Sot një zonë zgjedhore ka çmim, një parlament ka çmim në euro, dollarë apo lek. Ky është fundi i demokracisë. Sot blihet vota, karta, komisionerët, mediat, aktorët e shoqërisë civile. Kur s’mjafton kjo përdoren burimet shtetërore, ligji i amnistisë. Ky është pushteti i fituar me çdo çmim.
Duhen shumë para, jo sa merr një parti por sa harxhon një parti. Kandidati i shumicës për Bashkinë e Tiranës përdori miliona për fushatën zgjedhore në Tiranë. Ekspertët tanë bënë një përllogaritje të minuta dhe çmimit të deklaruar në media dhe shifra rrinte në 1.8 milionë euro më shumë se ajo e deklaruar nga kryebashkiaku.
Partitë e pushtetit hapën qindra zyra elektorale. Të gjithë e dinë që zyrat kushtojnë me miliona. A ka ndonjë verifikim zyrtar. Askush se ka bërë. Shifra do dilte me dhjetra milionë euro të padeklaruara. Po të bëheshin llogaritë, përgjegjësit duhet të ishin prapa hekurave.
Korrupsioni dhe blerja e votave janë sekrete publike. Të gjithë e dinë çmimin e votës, po në tavolina si kjo, kur flet opozita analistët e qeverisë e përqeshin.
Në qoftëse shprehja e vullnetit mbetet këtu dhe nuk përkthehet në një aksion të thellë politik, me emërues në minimumin e minimumeve rekomandimet e OSBE-ODIR, e domosdoshme por të pamjaftueshme. Korrupsioni zgjedhor është vetëm një aspekt. Ky korrupsion prodhon çdo derivat. Pushteti prodhon korrupsion politik, ky sjell korrupsion zgjedhor, blen mediat me reklama të majme. Këtu fillon edhe krimi i organizuar. Ky është modeli i shtetit mafioz .
Dy janë burimet kryesore të financimit politik dhe zgjedhor. Korrupsioni i tenderave dhe krimi i organizuar. Për këtë të dytën kemi hedhur një hap përpara, nuk do arrihet dot pa bashkëpunim. Ligji për dekriminalizimin i cili pret aktet nënligjore, që do miratohen në kuvend. Është vetëm një gjysmë hapi. Nëse në 2008 sollën një sistem që fuqizoi kryetarët e partive politike, ky parim u tradhtua dhe prodhoi parlamentin më të inkriminuar në historinë e politikës. Spastrimi i listave nga rekordet politike mbetet i paplotë nese vullneti politik do çojë që në vend të personave me kriminale do vihen vëllezërit, motrat e nipërit e tyre. Problemi i krimit me politikën është problemi më i madh i korrupsionit politik në Shqipëri.
Çështja e parave që mobilizohen përmes korrupsionit. Korrupsioni nuk bëhet vetëm për të financuar zgjedhjet, por fakti që përmes skemave koruptive shpesh herë ka kaluar në nivele të larta, një pjesë e parave shkon për financimin e fushatave zgjedhore dhe blerjes së votave përbën një kancer të avancuar. Sepse në këtë rast kërkuesi i ryshfetit glorifikohet sepse i shërben partisë.
Shqipëria ka nevojë për një hap radikal. Çfarë u kushton më pak shqiptarëve, të financojnë 100% partitë me taksat e tyre në mënyrë transparente, apo t’u vidhen?
Shkatërrimi i zgjedhjeve e ka vendosur se cila është fatura. Jo vetëm reklamat që është një çështje, por çdo çështje duhet të futet në lupën e reformës zgjedhore. Unë jam këtu për të demonstruar vullnetin tim, të PD dhe opozitës për të dorëzuar atë pjesë të pushtetit që vjen nga një kosto e papërballueshme për qytetarët shqiptarë.
Parakusht për zgjedhjet e lira dhe të ndershme është qeveria teknike.
Duke mos shmangur asnjë përgjegjësi dhe duke mos i ikur asnjë sfide që shtron për zgjidhje rekordi i tmerrshëm i prishjes dhe kapjes zgjedhore. Në përgjigje të qytetarëve shqiptarë të cilët na perceptojnë në një autobus të izoluar nga jeta e tyre e përditshme, të kenë një proces transparent dhe t’u përgjigjet atyre. Pushteti është i tyre dhe çdokush që është në pozitat e uzurpimit të paguajë faturat. Është emergjente që të nisim me korrupsionin dhe t’i japim zgjidhje afatgjatë dhe në përputhje me modele europiane dh euroatlantike.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)