Reforma Zgjedhore,Bylykbashi:PS
e LSI s'do respektojnë konsensusin

TIRANË - Rikthimi i delegacionit të OSBE-ODHIR në Tiranë dhe takimet me disa nga aktorët e rëndësishëm në vend vetëm një ditë më parë kanë hapur edhe një herë debatin e reformës zgjedhore.
 
Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit të saj, Oerd Bylykbashi në një intervistë për "A1 Report" është treguar skeptik ndaj reformës, duke argumentuar se Partia Socialiste dhe LSI nuk do të respektojnë konsensusin, duke iu referuar numrave që kanë në parlament. 

Duket se një pikë e rëndësishme e këtij debati është edhe rikompozimi i KQZ. Deputeti Bylykbashi, i pyetur për propozimin që pak kohë më parë ministri për marrëdhëniet për parlamentin, Ilirian Celibashi kishte dhënë për KQZ me një anëtare është shprehur se "ka qenë Partia Socialiste, kur ishte në opozitë, që  ka refuzuar këtë propozim".
 
Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi është shprehur po ashtu se, Kodi Zgjedhor deri më tani ka funksionuar, por ka munguar vullneti politik që ka sjellë pengesa.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj