Reforma zgjedhore, censura financiare ndaj medias kundër OSBE/ODIHR

Drafti i Partisë Socialiste për të kthyer në ligj një propozim të Lulzim Bashës, për goditjen financiare të medias, duke ndaluar reklamat politike kundrejt pagesës tre muaj para zgjedhjeve, nuk bazohet tek rekomandimet e OSBE/ODIHR për përmirësimin e Kodit Zgjedhor.

Ndalimi i reklamave politike në media rezulton një ide vetëm e Lulzim Bashës, të cilën mazhoranca ka propozuar për ta përfshirë në ligjin zgjedhor. Që pas zgjedhjeve të 2015, OSBE/ODIHR ka bërë 5 propozime për rolin e mediave gjatë zgjedhjeve, ku në asnjë rast nuk parashikohet ndalimi i reklamave. Ndërkaq, drafti i hartuar për ndryshimin e Kodit Zgjedhor nuk adreson asnjërin nga 5 rekomandimet, por parashikon një propozim të Lulzim Bashës të bërë që para zgjedhjeve të 2017, duke dalë jashtë kornizës së rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Sipas ndryshimeve të propozuara “partitë politikë dhe çdo subjekt tjetër e ka të ndaluar bërjen e reklamave politikë kundrejt pagesës 3 muajt fundit para datës së zgjedhjeve”. Gjithashtu “ndalohet transmetimi i reklamave të paguara ose të financuara nga institucionet shtetërore dhe/ose nga çdo ent publik apo shoqëri tregtare ku shteti ka aksione për periudhën kohore 3 muaj para datës së zgjedhjeve deri në datën e zgjedhjeve, me përjashtim të atyre që transmetohen për rritjen ndërgjegjësimit të zgjedhësve, nxitjen e pjesëmarrjes në votim apo aspekte të tjera të procesit zgjedhor ose njoftime të tjera të parashikuara me ligj”.

Rekomandimet
Për herë të fundit, Kodi Zgjedhor është ndryshuar në shkurt të 2015. Pas zgjedhjeve lokale të 2015 dhe zgjedhjeve parlamentare të 2017, OSBE/ODIHR ka shpallur dy grupe me rekomandime, për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, duke adresuar problematikat e shfaqura në të dy palë zgjedhje. Dy grupet e rekomandimeve përbëhen nga një listë me rekomandime prioritare dhe dytësore. Çështja e mediave përfshihet tek rekomandimet dytësore të OSBE/ODIHR, pas zgjedhjeve të 2015 dhe 2017. Konkretisht, me anë të rekomandimit jo prioritar me numër 17, OSBE/ODIHR, në vitin 2017 kërkoi që “për të siguruar pavarësi editoriale të medias, duhet konsideruar shfuqizimi i nenit 84.1 të Kodit Zgjedhor dhe ndalimi në mënyrë të qartë i transmetimit në lajme të reklamave politike”. 

Rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet

Pika 84.1 i Kodit Zgjedhor, që OSBE/ODIHR kërkon që të shfuqizohet, parashikon kohën kur dihet të pasqyrohet fushata e partive politike, por nuk ka të bëjë me ndalimin apo lejimin e reklamova. Konkretisht, neni 84.1 i Kodit Zgjedhor parashikon që “Në radiot dhe televizionet private, pasqyrimi i fushatës zgjedhore bëhet vetëm në edicionet e zakonshme dhe të posaçme informative. Radiot dhe televizionet private nuk vënë kohë transmetimi në dispozicion të subjekteve politike për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të tyre. Informacionet mbi aktivitete të fushatës zgjedhore, që përgatiten dhe transmetohen në edicionet informative, bazuar në materiale të vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore, duhet të identifikohen qartë, në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”.

Drafti
Drafti i propozuar për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, nuk zbaton këtë rekomandim të OSBE/ODIHR, por shfuqizon pikën 8 të nenit 84, duke parashikuar një masë ndaluese. Pika 4 parashikon që “Vetëm subjektet zgjedhore të regjistruara për zgjedhje kanë të drejtë të transmetojnë reklama politike gjatë periudhës zgjedhore në radiot, televizionet apo mediat audiovizive private, qofshin këto numerike, kabllore, analoge, satelitore apo të çdo lloj forme dhe mënyre të transmetimit të sinjalit.

Reklamat politike të koalicioneve zgjedhore llogariten brenda kohës së partive politike anëtare të koalicionit, sipas marrëveshjes individuale të secilës parti me operatorin radioteleviziv. Reklama politike duhet të identifikojë qartë subjektin porositës. Në rast se reklama politike nuk është identifikuar qartë, KQZ-ja urdhëron pezullimin e menjëhershëm të transmetimit të saj derisa të bëhet identifikimi i kërkuar nga kjo pikë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:29
Propozimi i çuditshëm/ Krerët e partive deklaratë me shkrim se nuk do blejnë votat

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kush financon partitë nuk mund të marrë tendera që kalojnë shumën 10 milionë lekë për 3 vite me radhë

Krerët e partive politike në Shqipëri, krahas kërkesës për t’u regjistruar në zgjedhjet e ardhshme lokale, do të bëjnë edhe një deklaratë me shkrim, përmes të cilës do të përbetohen se nuk do të blejnë votat.

Kështu parashikon drafti i Partisë Socialiste për reformën zgjedhore. Nisma ligjore i shton një pikë nenit 64 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton procedurën dhe afatin e regjistrimit të parave politike në zgjedhje.

Pas pikës ‘dh’ të nenit 64, shtohet pika ‘e’, e cila detyron krerët e partive të deklasojnë se nuk do të angazhohen në blerjen e votave, nuk do pranojnë financime nga krimi si dhe do të konkurrojnë ndershmërisht në zgjedhje.

Ndonëse blerja e votave dhe marrja e parave nga krimi janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepra penale, drafti për ndryshimin e ligjit zgjedhor përcakton detyrimin për dorëzimin në KQZ të “deklaratës me shkrim të nënshkruar nga kryetari i partisë politike ku përmendet angazhimi solemn për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe

përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet. Teksti i deklaratës përcaktohet me vendim të KQZ-së”.

Ndalimi për financuesit

Drafti për ndryshimin e Kodit Zgjedhor parashikon që personat që financojnë në zgjedhje një parti të caktuar, për tre vite me radhë nuk mund të marrin tendera që apo përfitime të çfarëdollojshme nga shteti, që kalojnë shumën 10 milionë lekë. "Personat fizikë ose personat juridikë që i kanë bërë dhurime një partie politike apo kandidati në zgjedhje nuk mund të përfitojnë për periudhën deri 3 vjet pas datës së zgjedhjeve, kontrata publike, kontrata të partneritetit publik privat ose në çdo mënyrë tjetër fonde me vlerën totale që tejkalon shumën prej 10 milionë lekë, përfshirë edhe si nënkontraktues të një kontrate/koncesioni publik”, thuhet në draft. Ky parashikim shtohet si pikë më vete tek neni 89 i Kodit Zgjedhor. Ky nen parashikon që paratë politike mund të marrin fonde, për qëllime të fushatës së tyre zgjedhore, vetëm nga persona fizikë ose juridikë vendas. Por, shuma që çdo person fizik ose juridik mund t’i japë një subjekti zgjedhor nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë ose kundërvlefta në sende ose shërbime. Neni 89 parashikon gjithashtu që ndalohet dhënia e fondeve nga një person që ka përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në 2 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë, ushtron veprimtari në fushën e medias, ka qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme dhe nëse ka detyrime monetare ndaj Buxhetit të Shtetit ose ndaj çdo institucioni publik. Drafti parashikon që afati i përfitimit të kontratave 2 vitet e fundit, bëhet tre vitet e fundit.

Kufizimi për partitë

Drafti i PS parashikon një kufizim për shpenzimet elektorale të partive. Sipas draftit, shuma e shpenzimeve të bëra nga një parti politike, përfshirë kandidatët e saj, për një fushatë zgjedhore nuk duhet të jetë më shumë se 2 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore, në përputhje me nenin 87/3 të këtij Kodi. “Çdo shpenzim i fushatës zgjedhore dokumentohet dhe zbatohet në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Për zbatim të këtij Kodi “shpenzim për fushatë"është çdo shpenzim që bën një parti ose kandidatët e saj për qëllime të fushatës zgjedhore, pavarësisht datës se kur është bërë”, thuhet në draft.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan