Reforma Zgjedhore, ekspertë të
OSBE/ODIHR mbërrijnë në Tiranë
Dy ekspertë të OSBE-ODIHR do të vijë në Tiranë për reformën zgjedhore. Pritet të zhvillohet një tryezë e posaçme me eksperëtët dhe komisionin e reformës zgjedhore. Në këtë tryezë do diskutohet për çështje të Kodit, më konkretisht, administrimin e zgjedhjeve dhe votimin elektronik.
TIRANE- Dy ekspertë të
OSBE-ODIHR do të vijë në Tiranë për reformën zgjedhore. Pritet të zhvillohet një tryezë e posaçme me eksperëtët dhe komisionin e reformës zgjedhore. Në këtë tryezë do diskutohet për çështje të Kodit, më konkretisht, administrimin e zgjedhjeve dhe votimin elektronik.Ekspertët e ODIHR-t, Jessie Pilgrim dhe Richard Lappin, do të vijnë sot në Tiranë.
Vizita e planifikuar e dy ekspertëve do të përfshijë takime me dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën dhe aktorë të tjerë politikë, të interesuar në përmirësimin e legjislacionit zgjedhor. Kjo është vizita e dytë e ekspertëve të ODIHR në Tiranë, pas asaj në muajin janar, ku të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë ata i ofruan asistencë komisionit të posaçëm në hartimin e amendamenteve të kodit zgjedhor, para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013.
Ky komision, puna e të cilit nisi në fund të muajit nëntor, ka miratuar deri tani 22 nga 53 rekomandimet që raporti i OSBE/ODIHR i parashtroi si të nevojshme, pas dy proceseve të fundit zgjedhorë, në reformimin e ligjit elektoral në Shqipëri.
Çështja e reformës zgjedhore dhe afateve të saj u debatua ashpër në seancën e fundit parlamentare (23 shkurt) ku maxhoranca dhe opozita fajësuan njëra-tjetrën për vonesa në realizimin e saj.
Deputetët e opozitës kërkuan që reforma zgjedhore të përshpejtohet, sipas rekomandimeve të OSBE-së, ndërsa deputetët e shumicës pohuan se dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm janë dakord që të zgjatet afati i punës me amendamentet.
Për ekspertin e reformës zgjedhore, ish-kreu i
KQZ, Kristaq Kume tejkalimi i afateve për mbylljen e reformës zgjedhore nuk do të thotë as dështim dhe as bllokim i saj. Ai argumentoi pak ditë më parë se pritej që ligji i ri elektoral të tejkalonte afatet që Parlamenti i vuri komisionit për hartimin e tij, pasi është hera e parë që reforma shihet në thellësi, janë marrë parasysh mendimet e ekspertëve dhe volumi është shumë herë më i lartë nga komisionet paraardhëse.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3209
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!
25 Nëntor, 15:14
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38