TIRANE - Ndonëse tryeza e reformës zgjedhore e thirrur nga OSBE u kthye në një arenë debatesh, ekspertët përsëri nuk e quajnë një dështim. Dy ish-kryetarët e KQZ, Ilirjan Celibashi dhe Kristaq Kume, pjesëmarrjen e opozitës jo parlamentare në nivel teknik për reformën zgjedhore e quajnë një hap pozitiv.
Celibashi: Qëllimi ishte të shikonim opinionin e gjithë aktorëve të interesuar në lidhje me çështjen e sistemit zgjedhor. Janë ftuar dhe ekspertë për të dhënë mendimin e tyre
Kume: Fakti që mori pjesë opozita që është jashtë parlamentit në nivel teknik, është një tregues
Tryeza nuk prodhoi asnjë propozim konkret por ekspertët e kanë një të tillë.
Celibashi: “Unë jam për sistem mazhoritar. Ndoshta për kushtet e Shqipërisë nuk do ishte sistemi më i mirë, por sistemi i aplikuar në 2001 dhe 2005 mendoj se i shkon përshtat Shqipërisë”.
Kume: “Ne kemi aplikuar plot 5 sisteme të ndryshme zgjedhore që do të thotë paqëndrueshmëri e skajshme pasi kanë qenë vendimmarrje në bazë të interesave politikë, jo në bazë të analizave për atë se çfarë ka sjellë sistemi zgjedhor që është ndryshuar.
Largimin e opozitës parlamentare dhe debatet e shumta që prodhoi kjo tryezë, për ekspertët është një fotografi e politikës shqiptare.
Celibashi: “Fotografi e asaj që është në Kuvendin e Shqipërisë dhe e politikës shqiptare”.
Prezenca e OSBE në vendin tonë realizoi tryezën gjithëpërfshirëse të reformës zgjedhore për të përfshirë partitë parlamentare , jo parlamentare dhe gjithë grupet e interesit në mënyrë që të jepeshin propozime sa i përket realizimit të reformës zgjedhore. Kjo tryezë prodhoi veç debate e diskutime politike pasi opozita parlamentare nuk pranoi kërkesën e PD për të realizuar reformën vetëm nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37.2%
-
Jo
56.1%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 3163
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit, fillon trajnimi i specialistëve të Policisë së Shtetit! Proda: Do garantojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
24 Shkurt, 14:10
-
Vota e Diasporës/ Celibashi u përgjigjet tre pyetjeve të rëndësishme për aplikimin: Ja dokumentet që duhet të ngarkoni për adresën! (FOTOT)
24 Shkurt, 10:39
-
Zgjedhjet/ Celibashi sqaron Diasporën: Ja si do e numërojmë votën tuaj, pa u dalluar se për kë votuat! Mendova 40 mijë, por do kalojmë 200 mijë regjistrime! S’ka votim me ID të huaj
22 Shkurt, 19:56
-
KQZ i bllokoi mazhorancës projektligjin për Burgjet e Hapura, Kuvendi e çon në KAS: Nuk ka lidhje me zgjedhjet! Hidhet shorti, ja kush u caktua relator (DOKUMENTI)
21 Shkurt, 17:56
-
Diaspora kërkon miliona euro shtesë për votën me postë! Celibashi 2 propozime partive për shtrirjen e votimit elektronik
21 Shkurt, 15:51
-
Parandalimi i krimeve zgjedhore/ Dumani i përgjigjet Ramës: Askush s'duhet të ketë frikë sa kohë bën detyrën, hetimi do kryhet pa ndikim politik
21 Shkurt, 12:43
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 160 mijë shqiptarë të diasporës regjistrohen në PER, kreu i KQZ, Celibashi: Ata që refuzohen mund të riaplikojnë pa kufizim
21 Shkurt, 09:29
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Partitë regjistrohen më 25 shkurt, në prill nisen fletët drejt diasporës! Celibashi: S’kam detyrime të ndryshoj rregullat për ‘ID e huaja'
18 Shkurt, 11:24
-
Propozimi i PD që të votojnë edhe emigrantët me ID të huaj, Kume: Kërkesa nuk është bërë në kohën e duhur, tani s’ka efekt
17 Shkurt, 18:04
-
Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Konstituohen 81 KZAZ në të gjithë vendin
14 Shkurt, 16:38
-
Zgjedhjet e 11 Majit, Dumani takohet me Celibashin: Bashkëpunim SPAK-KQZ për denoncimin, hetimin dhe luftën ndaj krimeve zgjedhore
13 Shkurt, 15:05
-
KQZ i kërkon Kuvendit të mos miratojë 'Paketën e Maleve' dhe tatimin mbi vlerën e shtuar, Celibashi: Krijojnë perceptimin se janë për qëllime elektorale
11 Shkurt, 18:59