'Zgjedhorja'/ Hajdari në '45 Minuta': Sot dorëzuam kërkesën për ndryshimin e sistemit, të huajt kanë rezerva

TIRANE-Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë dhe njëkohësisht bashkë-kryetare e reformës zgjedhore, Rudina Hajdari ishte e ftuar në emisionin "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv. Sot është zhvilluar mbledhja e radhës e komisionit të reformës zgjedhore lidhur me infrastrukturën e administrimit zgjedhor. "Sot pati një mbledhje tjetër të parashikuar rreth një drafti të ri të sjellë nga ekspertët tanë lidhur me infrastrukturën e administrimit zgjedhor. Në këtë proces do të kemi disa risi që kanë lidhje me transparencën e plotë që do u ofrohet të gjithë subjekteve zgjedhore që do të marrin pjesë.

Duhet të kemi mekanizma të reja në administrimin e zgjedhjeve, për t'u ankuar pranë KQZ për të depozituar ankimimet për abuzimet e ndryshme, si shit-blerja e votës. Do të ketë dy shkallë për ankimet, do të jetë edhe gjykata e Lartë. Kushdo që të abuzojë do të dënohet. Plaga e shit blerjes është shumë e thellë, kjo zgjidh vetëm një pjesë të problemit. Ka ndikime sidomos në fshatra. Aksioni ynë është në lidhje me ndryshimin e sistemit, pasi qytetarët do të votonin personat e preferuar dhe ata që kanë dëshirë dhe jo të shkojnë të votojnë për një parti. Do rriste përgjegjësinë e cdo kandidati" tha ajo.

Kryeministri Rama deklaroi në tetor se brenda këtij viti do të kalojë faza e parë e reformës zgjedhore, që lidhet me rekomandimet e OSBE, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Këtë Hajdari e cilësoi si një fitore të opozitës, pasi theksoi se kushtëzoi cdo ndryshim pa u përfshirë sistemi. "Kjo është një fitore e opozitës, ne do të ecim në mënyrë paralele edhe për pjesën e ndryshimit të sistemit.  Rama është mirë të rrijë larg këtij procesi dhe të mos ndikojë me deklarata e tij".

Rudina Hajdari tha se opozita sot dorëzoi në komisionin e reformës zgjedhore kërkesën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Preferenca e opozitës është proporcional kombëtar me lista të hapura. "Ka vetëm një reformë dhe jo dy faza. Brenda këtij objekti pune, kemi parë ligjin për partitë, rekomandimet e OSBE-së, sot kishim një propozim konkret për ndryshimin e sistemit, nga deputetët e opozitës. Sistem kombëtar proporcional me lista të hapura.

Kjo vjen kjo kërkesë merret nga ekspertët dhe bëhen ndryshimet e duhura, ky sistem kërkon edhe ndryshime kushtetuese, kërkon konsensus. Presim depozitime të tjera nga shoqëria civile dhe organizata të tjera. Nëse arrijmë të zhdukim këtë klasë politike me votë do të jetë një arritje e madhe. Në lidhje me ndryshimin e sistemit ata (ndërkombëtarët) janë treguar të hapur. Patjetër janë të rezervuar për ndërhyrje, pasi cdo sistem, ata thonë (ndërkombëtarët) se ka të mirat dhe të këqijat, cfarë funksionon dhe cfarë jo" tha ajo.

Vajza e Azem Hajdarit kishte një mesazh edhe për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. "Zoti Basha ka dalë pro listave të hapura dhe ndryshimit të sistemit. Nëse ky ndryshim ka ndryshuar është gjë tjetër, edhe parti të tjera janë shprehur pro. Nëse tentojnë të bëjnë një marrëveshje politike nuk e mbështes, pasi kanë qenë në dëm të shqiptarëve. Reforma nuk duhet të bëhet për PD, PS apo LSI, por për të gjitha partitë që duan të kenë një platformë të drejtë. Unë kam argumente dhe jo armiq.

Unë kam kolegë brenda PD-së që i respektoj shumë dhe i mirëpres të bisedojmë. Ku ta gjej të bashkëpunojmë për të pasur një opozitë të shëndetshme përballë kësaj qeverie arrogante, ku ta gjej që ta kem këtë bashkëpunim. Por kjo nuk ndodh. Sot janë më shumë të prirur që të bashkëpunojnë me shumicën. Nëse Basha dhe Kryemadhi tregohen shtetarë dhe të bëjnë të pamundurën për reformën zgjedhore" tha ajo.

Deputetja e opozitës së re parlamentare, Rudina Hajdari ka shprehur keqardhje për ish deputetin Ervin Salianji i cili u ndëshkua me 1 vit heqje lirie për çështjen “Babale”. "Më erdhi keq, se Salianji është një mik i afërt dhe koleg i mirë, mendoj se ishte një gjykim i shkallës së parë dhe mendoj se do të ketë një apelim. Ai ka një zemër të madhe dhe forcë, do i japë forcë për të luftuar. Mendoj dhe besoj te argumentet e Salianjit, pasi është politikan i denjë për Shqipërinë" tha ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:58
Rudina Hajdari rrëfen bisedën me Metën: Sheshuam çështjet e nxehta dhe konfliktet

Rudina Hajdari foli edhe për takimin me Presidentin Ilir Meta duke theksuar se sheshuan cështjet e nxehta. "Marrëdhëniet me Presidentin janë të sheshuara, kanë qenë të nxehta, por kemi biseduar dhe janë sheshuar dhe nuk ka konflikte, por vetëm mirëkuptim. Kemi diskutuar edhe për komisionin hetimor në parlament dhe i kemi pasur biseda miqësore dhe besoj se do të vijojnë. Mendoj nuk duhet paragjykuar (komisioni hetimor) si proces, e para e kam thënë që në fillim, kur nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe një qeveri arrogante...nëse është shkelur apo jo Kushtetuta,...qeveria e shkel cdo ditë me ligjet që sjell dhe pretendon që të ketë një president që nuk e shkel Kushtetutën. Kjo tregon se nuk ka integritet dhe ka një pafytyrësi të paimgjinueshme. Me paketën anti-shpifje ishte një ditë e zezë, pasi nëse Rama ka një vit që merret me këtë paketë, ai ka pasur një ide në kokë prej dy-tre personave nga bota e medias që e kanë mërzitur dhe më pas ka arritur mënyrën për të bërë një ligj që të....Zgjohet në mëngjes dhe thotë cfarë më mërzit mua....thërret deputetë dhe hajde bëjmë një projektligj" tha ajo.

Ora 16:58
A ka komunikim me Ramën? Flet Rudina Hajdari: Nuk kam komplekse

1576771107_LogoReportTVERE2.00120913.Still006.jpg
Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari ka pasur replika të forta me kryeministrin Rama në seancat e fundit plenare, por a kanë komunikim jashtë parlamentit?  Rudina Hajdari e mohoi, por u shpreh pro komunikimit. "Deri tani nuk kemi pasur komunikim. Unë jam pro dhe jam gati të flas, nuk kam komplekse, por nuk kemi pasur arsye, kur të vijë puna për reformën zgjedhore do të flasim" tha ajo.

Ora 16:53
Parti të re? Rudina Hajdari: Patjetër që do të jem pjesë e zgjedhjeve

Rudina Hajdari deklaroi në Report Tv se do të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, por nuk sqaroi nëse do të krijojë një parti të re, apo do të bëhet pjesë e ndonjë force aktuale.  "Do të gjej platformën time dhe patjetër që do të jem pjesë e zgjedhjeve të ardhshme. Unë jam një grua, vajzë, nënë, motër, e bija e dikujt që ka treguar se e do këtë vend. Në cdo gjë që do të bëj do të jetë në shërbim të vendit tim" tha ajo.

Ora 16:33
Pakt Rama-Basha? Hajdari: E ndjej...se janë po të njëjtët

Rudina Hajdari e pranoi se i trembet një tjetër pakti Rama-Basha kur u shpreh se e ndjen se dy kryetarët e partive më të mëdha në vend janë të prirur ta bëjnë një gjë të tillë sërish si në 2017. 'E ndjej që janë të prirur për ta bërë këtë gjë, se janë të njëjtët njerëz që kanë bërë marrëveshje më parë. Nëse do i ndryshojmë Shqipërisë imazhin atëherë duhet të reflektojnë dhe ti thërrasin mendjes'. Hajdari u ndal edhe të rrjedhja e votave të opozitës në shumë projektligje të shumicës. "Kemi qenë unison në cështjet më të nxehta. Unë nuk mbaj përgjegjësi për cdo njeri. Rrjedhje votash ka pasur gjithmonë edhe më parë. Këta janë deputetë të rinj nuk e kuptojnë cfarë po bëjnë dhe cila do të jetë e ardhmja e tyre politike dhe mund të ndikohen. Mazhoranca është mësuar duke bërë shtanazhime. Është në integritetin e cdo deputeti më pas vota. Votat nuk kontrollohen me imponim. Kjo lloj taktike, kushtëzim dhe bojkot duhet të eliminohen nga fjalori. Me kërcënim nuk bëhet asgjë. Ne nuk duhet të gjejmë një gjuhë konsensusi" tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 19/12/2019 17:51

    Nuk kam arritur ta kuptoje ne diskutimet qe ben,me duket nji kukull me telekomande.E kan futur ne politike dhe qendron ne ate parlament ne emer te babait.

    Përgjigju
  • Vlora: 19/12/2019 17:08

    Komplet foli Hajdarit nga trut kjo e shkreta.. Kot nuk thonë shih të ëmën merr të bijën.

    Përgjigju
  • A...Zh: 19/12/2019 16:51

    Si se kuptova nje here te vetme kete vajze. Kerkon qe Rama te rrije large reformes zgjedhore. E kush, kryetari i mazhorances. Nese nuk perfshihet shumica, me ke e per ke do ta bej reformen kjo? Pervecse ne koke, kjo duket eshte e ftohur edhe ne katet e poshteme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë