Reforma Zgjedhore, Fatos Klosi: Listat e hapura nuk bëhen, kërkesa 1 Zonë Kombëtare Zgjedhore e padrejtë! Haklaj: Bllokimi i komisionit, skenar i trekëndëshit

Ish bashkëkryetari i KQZ, Fatos Klosi në Repolitix me Denis Mingën në Report TV ka folur për Reformën Zgjedhore dhe propozimet kyçe të PD. 

“Në të gjitha reformat që janë bërë janë bërë pak kohë para zgjedhjeve dhe me ngut sepse asnjëherë s’janë marrë vesh. Duket sikur kodi zgjedhor nuk influencon në zgjedhje por edhe influencon.”

Edhe pse Rama sipas Klosit nuk e do reformën ai mund të pranojë që të realizohet për të çuar përpara demokracinë.

“E bën për të shkuar për demokraci më tej, për të dhënë një mesazh. Tani janë krijuar shumë parti, më të vogla, dhe kërkojnë që të ndryshojë, ishalla ndryshon për disa gjëra të rëndësishme. Nuk ka ndonjë pretendim të keq”.

Sa i përket listave të hapura Klosi u shpreh se nuk do të bëhen, kurse propozimin tjetër të Bashës për 1 zonë kombëtare zgjedhore e quajti të padrejtë.

“Kërkesa e zotit Basha për një zonë kombëtare zgjedhore. Kjo për mua nuk është e drejtë, zona kombëtare zgjedhore. Sepse nuk i motivon njerëzit të punojnë elektoralisht në zonat e tyre. Jam pothuajse i sigurt që nuk bëhen listat e hapura.”

Nisur nga fakti se përpjeka e tretë për ta mbledhur fizikisht “zgjedhoren” dështoi, anëtari i Kryesisë së PD Azgan Haklaj tha se kjo ndodh me skenar të atij që e quan "trekëndëshi i bermudës" duke iu referuar këtu Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Kthupi: PD s'ka bashkim me Berishën, është faktori i përçarjes! Fatos Klosi: Saliu vrau 4 njerëz për të treguar që 'jam zot i këtij vendi'

PD zyrtarë është e prerë në vendimin e saj për të mos pasur asnjë bashkim me Rithemelimin. Sekretari për Reformën Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi i ftuar në Repolitix në Report Tv tha se PD nuk bashkohet me një të shpallur non grata referuar këtu Berishës, por përjashtoi bashkim dhe me të gjithë ata që e mbështesin ish kryeministrin.

“Kemi një problem të madh është problem i përgjithshëm. Ju të gjithë shikoni situatën tani. Logjika është e tillë: Ka një pjesë të opozitës që shkon te sokaku i të marrëve e cila e ka ndarë objektivin politik: të ruajë figurën e Berishës, nuk ka projekt tjetër përveç mbrojtjes së Berishës... Pjesa që shkon te ballkoni i Romeos.

Grupi i dytë është i atyre që janë deputetë por s’kanë struktura poshtë. Bardhi ka një numër deputetësh por Bardhi s’ka degë, këshill kombëtar... Janë deputetë pa struktura. Ky grup proklamon teorinë e bashkimit. Nuk është konkretizuar kurrë. Projekti vazhdo për 1 vit për bashkim dhe s’ka rezultat. Grupimi i tretë, nuk ka thënë kurrë jo bashkimit por jo bashkim me një person non grata dhe kushdo  që i shkon pas një non gratë. Berisha sot është shkaku i përçarjes së PD".

Sa i përket faktit që Gazment Bardhi pas kthimit nga Amerika, dje shkoi për herë të parë në protestën e Rithemelimit poshtë ballkonit të Sali Berishës, për avokatin Përparim Çaça nuk ndryshon qëndrimin e Bardhit.

“Bardhi ka po atë qasje për mendimin tim. Te rrugica e Berishës shkoi se u ftua nga qytetarët. Për mua thjesht pati sedrës në kuptimin hajt po shkoj dhe unë, deri diku u ftua nga qytetarët”.

Ish kreu i SHISH Fatos Klosi tha Bardhi shkoi te Berisha se nuk i pëlqeu ajo që i thanë amerikanët. 

"Amerikanët e kanë Shqipërinë të rëndësishme. Amerika qëllim kryesor ka të ketë një shtet të fortë jo të korruptuar. Bardhin e thirrën në takim se është faktor. donin ti tregonin opinionin e tyre për soituatën në Shqipëri. Me sa duket vajtja te rruga e lirisë lidhet me faktin se atij s'i ka pëlqyer ajo që i kanë thënë amerikanët". 

“Partnerët tanë para demokracisë kërkojnë siguri dhe siguria nuk vjen me demokraci, janë dy fenomene që kanë një diferencë të madhe. Në këtë situatë më shumë duan siguri dhe siguria kërkon autokraci. Berisha vrau katër veta për ti treguar botës se unë jam zot i këtij vendi. Korrupsioni ka dorë në sigurinë e vendit por ka fenomene të tjera më të rëndësishme", shtoi klosi në Report Tv.

Ora 22:19
'4 me 0 për PS-në në 2025 në Gjirokastër', Kthupi i PD i përgjigjet Kumbaros: Ke humbur 3 mijë vota në 2021

 

Ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro nga një takim në Gjirokastër tha se PS në zgjedhjet e 2025  do të fitojë 4 mandate. Në emisionin Repolitix në Report tv i ka dhënë një përgjigje sekretari për Reformën Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi.

“Ministrja në 2021 ka humbur 3 mijë vota. Të marrësh katër mandate duhet të marrësh mbi  82% të votave.”

Ora 22:11
Komisioni i Reformës Zgjedhore, Rezart Kthupi: Parlamenti e ndryshon Kodin edhe pa konsensus

 

Reforma zgjedhore duhet bërë patjetër sipas sekretarit për Reformën Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi. I ftuar në Repolitix në Report Tv Kthupi u shpreh se sistemi duhet ndryshuar sepse ka probleme.

“Ne propozimet tona i kemi publike, asnjë propozim përveç tonit nuk është publik. Ram nuk e do ndryshimin e sistemit. I konvenon ky sistem që është. Ky sistem duhet ndryshuar, jo për faktin se favorizon partitë e vogla, por sepse ky sistem ka dy probleme, mungesë përfaqësimi dhe pabarazi vote”.

Kthupi shtoi se parlamenti e ndryshon Kodin edhe pa konsensus.

“Çështja e vetos së bashkëkryetarit është një mit i madh. Kemi shkuar sot në komision dhe kemi propozuar draftin tonë, ne e kemi propozuar dhe drejtpërdrejt në parlament. Kodi Zgjedhor si çdo ligj tjetër mund të propozohet nëpërmjet komisionit të reformës zgjedhore ose me procedurë të drjetpërdrejt në parlament. Çdo subjekt që është pjesë e komisionit mund të propozojë një draft në komision ose me procedurë parlamentare. Jashtë komisionit apo brenda komisionit. Komisioni është vendi ku arrihet një konsensus por kjo nuk do të thotë se nëse në komision nuk arrihet një konsensus parlamenti nuk ka fuqi ta votojë.”

Ora 21:49
Avokat Çaça: Rama nuk ka frikë nga listat e hapura, një zonë zgjedhore nuk i intereson PS-së

 

Për avokatin Përparim Çaca propozimi i Partisë Demokratike për një zonë zgjedhore sa i përket Refomës Zgjedhore, nuk i intereson Partisë Socialiste. Në emisionin Repolitix në Report tv, Çaça u shpreh se kryeministri Rama nuk ka frikë nga listat e hapura.

“Rama nuk ka frikë nga listat e hapura. E pakonceptueshme. Rama do e bëjë këtë reformë ashtu siç e mendon ai edhe nëse do ketë disa ndryshime. Sa i përket një zone zgjedhore kjo është e pamundur, nuk i konvenon Partisë Socialiste, kjo është vetëm për partitë e reja. Deri diku mund të jetë edhe PD zyrtare. U intereson më shumë partive të vogla.

Në mënyrë që të maksimalizohet vota është një zonë zgjedhore dhe partive të mëdha nuk u intereson. Kemi dy vjet dhe s’ka pas interes të madh për komisionin. Gjërat jemi mësuar ti bëjmë thjesht kur na ka arritur vija e kuqe”.

Ora 21:46
Azgan Haklaj: Në 2021 Bashës iu grabit karrigia e Kryeministrit! Bllokimi i komisionit të Zgjedhores i kalkuluar nga trekëndëshi i Bermudës

 

Anëtari i Kryesisë së PD Azgan Haklaj në Repolitix në Report Tv tha se bllokimi i komisionit të Reformës Zgjedhore është bërë me skenar të atij që e quan "trekëndëshi i bermudës" duke iu referuar këtu Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës.

“Bllokimi ka tre muaj që është një platformë e qartë e saktë e kalkuluar mirë e trekëndëshit të bermudës. Ata duan bashkëkryetar Bylykbashin ky është bërë njëherë bashkëkryetar dhe ka dështuar. Është skenar i qartë i mirë-organizuar dhe ka regjisor Ramën dhe Berishën. Sepse Rama e të gjithë Ramat i tremben listave të hapura. Pse nuk i mbështesin partitë politike propozimet.”.

Ai u shpreh më tej se nëse nuk finalizohet reforma zgjedhore, zgjedhjet e 2025 nuk certifikohen nga ndërkombëtarët.

“Në 2021 i është grabitur karrige e kryeministrit Bashës sepse ky zotëria ka marrë 48% të votave dhe është kryeministër i Shqipërisë. S’ka shans që zgjedhjet e 2025 t’ja certifikojnë ndërkombëtarët nëse të paktën vendimin e gjykatës kushtetuese nuk e implementon kodin zgjedhor”

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale