PD rezolutë: SPAK po sulmohet politikisht! Reforma zgjedhore po sabotohet! Duan lista të mbyllura

PD rezolutë: SPAK po sulmohet politikisht! Reforma zgjedhore po sabotohet! Duan lista të mbyllura

Përmes një rezolute të miratuar në mbledhjen e kryesisë, Lulzim Basha risjell shqetësimin se PS dhe Rithemelimi kanë shenjestruar SPAK duke e sulmuar politikisht.

“Partia Socialiste dhe disa deputetë të zgjedhur me vota opozitare, janë bashkuar në akte parlamentare, të realizuara në mungesë të plotë të transparencës, si një përpjekje për të dekurajuar dhe krijuar një atmosfere politike që trysnon organet e reja të drejtësisë” thuhet në rezolutën e PD e cila po ashtu evidenton pretendimin se edhe Reforma Zgjedhore u sabotua për t’i mbajtur të mbyllura listat.

Partia Demokratike shpreh me forcë angazhimin e saj të palëkundur për “Një Sistem Zgjedhor që siguron garën e hapur, barazinë e votës dhe votën e diasporës, duke i qëndruar me vendosmëri propozimeve tona” thotë rezoluta.

REZOLUTË E KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e mbledhur sot me datë 7 prill 2024, në përmbushje të përgjegjësive të veta politike dhe statutore, nën dritën e zhvillimeve më të fundit politike dhe institucionale, konstaton se:

- Reforma në drejtësi është duke dhënë rezultatet e para konkrete inkurajuese në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë;

- SPAK dhe GJKKO gëzojnë sot mbështetjen më të lartë dhe besimin më të madh publik;

- Për këto shkaqe Partia Socialiste dhe disa deputetë të zgjedhur me vota opozitare, janë bashkuar në akte parlamentare, të realizuara në mungesë të plotë të transparencës, si një përpjekje për të dekurajuar këto arritje, si dhe krijimin e një atmosfere politike që trysnon organet e reja të drejtësisë;

- Bashkimi i votave, si një front i konsoliduar, për të amnistuar veprat penale të korrupsionit dhe sinkronizimi i qëndrimeve kundër SPAK dhe organeve të reja të drejtësisë, janë akte të qarta në këtë drejtim;

Si dhe,

- Sabotimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke rrëzuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese;

- Tentativa për mbajtjen në fuqi të sistemit të listave të mbyllura dhe përjashtimi nga e drejta e votës të shtetasve shqiptarë në diasporë;

Janë akte që minojnë ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Partia Demokratike e Shqipërisë i konsideron këto zhvillime si një kërcënim për demokracinë dhe rendin ligjor.  

Partia Demokratike shpreh me forcë angazhimin e saj të palëkundur për:

- Forcimin e institucioneve demokratike;

- Vendosjen e barazisë përpara ligjit si parim themelor kushtetues;

- Ndarjen e pushteteve, si garancia kryesore e një qeverisjeje të mirë dhe transparente;

- Mbështetjen e pakushtëzuar dhe pa rezerva për sistemin e drejtësisë, në përpjekjet kurajoze për rivendosjen e ligjshmërisë dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë;

- Një Sistem Zgjedhor që siguron garën e hapur, barazinë e votës dhe votën e diasporës, duke i qëndruar me vendosmëri propozimeve tona për:

 - Lista të hapura;

- Shqipëria një zonë zgjedhore;

- Mundësimi i votimit të diasporës;

- Votimi dhe numërimi elektronik.

Partia Demokratike siguron opinionin publik se do të ndërmarrë çdo hap në mbrojtje të këtyre parimeve demokratike.

Partia Demokratike i rikonfirmon partnerëve ndërkombëtarë angazhimin e saj politik për të çuar përpara përpjekjet e përbashkëta për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë