Reforma Zgjedhore, Kuvendi
shtyn afatin e komisionit
Kuvendi vendosi të shtyjë deri më 15 maj mandatin e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore.Rikthehet debati për mandatin e deputetit të ri të Partisë Socialiste, Edison Konomi. Në fillim të seancës së kësaj të enjte, deputeti socialist Erion Brace ka akuzuar mazhorancën se nuk përfshin në kalendarin e punimeve nismat ligjore të propozuara nga socialistët si edhe zvarritet futja në sallë e deputetit të ri.
TIRANË – Rikthehet në Kuvend debati për mandatin e deputetit të ri të Partisë Socialiste, Edison Konomi. Në fillim të seancës së kësaj të enjte, deputeti socialist Erion Brace ka akuzuar mazhorancën se nuk përfshin në kalendarin e punimeve, nismat ligjore të propozuara nga socialistët si edhe zvarritet futja në sallë e deputetit të ri.
“Ky vend është pa kufij që pas ndryshimeve që janë bërë në ligjin actual për kufijtë. Nuk arrij ta kuptoj se si nuk ju shqetëson ky fakt. Nisma ka dy herë që programohet në programin e punës së kuvnedit nuk hyn në kalendarin e komisionit të sigurisë dhe ligjeve. Me mandatin e deputit kujtuam se me vendimin e
KQZ u zgjidh çdo gjë, nuk arrij ta kuptoj pse shtyhet kur edhe kqz ka marrë vendimin për t’i dhënë mandatin e deputetit. Ende nuk po mblidhet këshilli që e drejtoni ju për t’i dhënë rrugë kësaj çështje”, tha Braçe.
Kryeparlamentarja Topalli tha se deputeti i ri ka edhe një mandate, sipas saj antikushtetues si anëtar i këshillit bashkiak të Durrësit.
“Administrata i ka dërguar letër Këshillit Bashkiak të Durrësit që Edisoni të dorëzojë mandatin si anëtar i këtij këshilli. Pasi të dorëzojë ai këtë mandate do mblidhet Këshilli i rregullores dhe pastaj sipas procedurave do ulet në sallën e Kuvendit. Sa për ligjet, po të dini t’i lexoni, ato i keni në rend dite”, tha Topalli.
SHTYHET AFATI I KOMISIONIT PER REFORMEN ZGJEDHOREKuvendi vendosi të enjten të shtyjë deri më 15 maj mandatin e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se me kërkesë të dy bashkëkryetarëve të komisionit, Ilir Rusmali (PD) dhe Damian Gjiknuri (PS), është kërkuar shtyrja dhe me dy javë e punës së këtij komisioni, i ngritur me vendim të Kuvendit më 17 nëntor, me qëllim amendimin e kodit zgjedhor në bazë të rekomandimeve të
OSBE/ODIHR.
Gjatë seancës janë miratuar edhe marrëveshjet e parashikuara në rendin e ditës, si dhe dy pr/rezoluta: ajo “Për vlerësimin e veprimtarisë së KLSH" dhe "Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit Drejtues të Radiotelevizonit për vitin 2011". Gjatë seancës ka pasur debate për deputetin e ri socialist, i cili do të zëvendësojë Rudina Seserin.
P/LIGJI PER TE DHENAT PERSONALEMinistri i Punëve të Brendshme Bujar Nishani vlerësoi projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve. Ministri Nishani, duke folur në seancën e sotme plenare në Kuvend mbi këtë projektligj, u shpreh se modeli austriak, i cili është adoptuar në Shqipëri, është përcaktuar për tre vite radhazi si modeli më i mirë evropian i mbajtjes dhe ruajtjes se të dhënave personale të qytetarëve".
Sipas tij, projektligji për mbrojtjen e të dhënave personale, mbështetet në direktivat e Bashkimit Evropian. "Standardi që kemi arritur është absolutisht ndër më të mirët për ruajtjen e të dhënave për qytetarët shqiptare, - deklaroi Nishani.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3017
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15