Murrizi: S'e votoj reformën zgjedhore me opozitën e vjetër! Aleati i Bashës: PD-ja na ka vjedhur votat

Murrizi: S'e votoj reformën zgjedhore me opozitën e vjetër! Aleati i Bashës: PD-ja na ka vjedhur votat

Reforma Zgjedhore me opozitën e re apo të vjetrën? Kjo ishte tema e emisionit 'Repolitix' mbrëmjen e sotme, drejtuar nga Denis Minga në Report Tv, pasi afati i komisionit u shty sërish sot nga Kuvendi. Të ftuar ishin; deputeti demokrat Myslim Murrizi, Xhemal Qefalia, deputet i PS, Adriatik Alimadhi, deputet dhe kryetar i Ballit Kombëtar dhe Gjergj Koja, kryetar i PSM-së. Murrizi tha se nuk do të votojë në Kuvend asnjë draft që do të dalë nga komisioni i reformës zgjedhore mes PS-së dhe opozitës së vjetër. Sipas tij, në komision duhet të ishin përfaqësues nga opozita e re dhe jo nga ata që dogjën mandatet. Përsa i përket grupit parlamentar, Murrizi tha se javën që vjen do të zgjedhin kryetarin në konsultim me deputetët e tjerë demokratë të opozitës së re. Ndërsa Adriatik Alimadhi, aleat i Bashës, akuzoi Partinë Demokratike se i ka vjedhur historikisht votat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:56
Socialisti fton ballistin në grupin parlamentar

E ndërsa deputetët demokratë të opozitës së re po përgatiten për të krijuar grupin parlamentar, Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar tha se do të vijojë që të jetë i pavarur. Xhemal Qefalia me ironi e ftoi që të bashkohet me grupin e PS-së, por Alimadhi tha se nuk e lidh asgjë me socialistët.

Biseda në studio
Denis Minga: Në cilin grup do të futeni?
Adriatik Alimadhi: Unë e kam deklaruar se mandati është i Ballit Kombëtar. Nuk e di, jam i pavarur. Mandati është i Ballit Kombëtar.
Xhemal Qefalia: Mund të jetë pjesë e grupit të PS-së, nëse bën kërkesë mund ta marrim në konsideratë.
Adriatik Alimadhi: Dukë dëgjuar Ramën në Kongres...
Xhemal Qefalia: Sa mirë që e dëgjon...paska pasur shikueshmëri të lartë
Adriatik Alimadhi: Rama tha, unë jam heroi, unë tradhtari, pse mërziteni ju, unë jam partizani, unë jam Mit'hat Frashëri, prandaj i bie të shkoj të PS-ja, pasi i ka marrë të dyja. Por nuk më lidh asgjë me Partinë Socialiste

 

Ora 21:38
Murrizi 'bekon' Rudina Hajdarin në krye të grupit parlamentar

Myslim Murrizi deklaroi se do të formojë shumë shpejt grupin parlamentar në Kuvend me deputetët që pranuan mandatin, ndërsa tregoi mënyrën si do të zgjidhet kryetari dhe nuk e përjashtoi mundësinë që të ishte Rudina Hajdari.

"Grupet mbajnë ngjyrimin e forcës që bëjnë pjesë ose të bindjeve. Ne nuk jemi regjistruar, demokrat jam bërë vetë. Sot jemi 10 deputetë demokratë, për grupin duhen 7, ndërkohë që do të vijnë edhe të tjerë, do të quhet grupi parlamentar demokrat ose dicka tjetër, do ta diskutojmë.

Ne do të mblidhemi, do të vijnë edhe Korabi me tjetrin të Peshkopisë, deri të enjten besoj që vijnë dy apo tre të tjerë. Pastaj kë të kenë qejf, do ta bëjmë me votim. Do të pranonit të ishte Hajdari? Me kënaqësi
" tha ai.

Ora 21:07
Aleati i Bashës: PD-ja na ka vjedhur historikisht votat

Adriatik Alimadhi, deputet i opozitës së re dhe njëherësh kryetar i Ballit Kombëtar i ftuar sonte në emisionin 'Repolitix' akuzoi Partinë Demokratike se i ka vjedhur historikisht votat. "Jam një nga subjektet që jam diskriminuar, PD-ja na i ka vjedhur votat historikisht, unë kam dokumente që janë vjedhur votat. I kam ankimuar, i kam dorëzuar edhe në prokurori" tha aleati i Lulzim Bashës, që sonte e akuzoi PD-në për vjedhje të votave.

Ora 20:52
'Zgjedhorja' me opozitën e vjetër? Murrizi: Kjo është dashuri pas vdekjes politike të PD-së

Deputetja Rudina Hajdari tha sot se reforma zgjedhore duhet bërë me opozitën e re në Kuvendin e Shqipërisë,duke thënë se ftesa e PS-se për të pritur PD-ne deri me 5 maj për t'u ulur në komisionin parlamentar për këtë reformë, është e turpshme.

Por, Rama tha se nëse reforma zgjedhore do të jetë kyçe në vendimin që Komisioni Evropian pritet të mbajë në qershor për çeljen e negociatave për anëtarësim, atëherë mazhoranca do ta miratojë reformën pa pritur asnjë rekomandim nga PD jashtëparlamentare, por do të bazohet vetëm në rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Ndërkohë i ftuar në Repolitix, Myslim Murrizi i përjashtuar nga partia, pasi nuk dogji mandatin, tha se nuk do të votojë në Kuvend asnjë vendim të marrë nga ky komision, pasi i cilëson ish-deputetët demokratë që mund të marrin pjesë në këtë komision si qytetar të thjeshtë. "Kjo është vdis pa të dua. Kur ishin brenda nuk u mblodhën, tani që dolën pas vdekjes politike të atyre, këta thonë hajdeni brenda. Janë katër qytetarë dhe tre parlamentarë, pasi Shehu dhe Mediu dhe të tjerët e PD-së janë qytetarë tani, nuk janë parlamentarë.

Kjo është dashuri pas vdekjes, cfarë do prodhim ligjor që të bëjë ky komision do të vijë tek ne. Si mund të votoj unë cdo lloj hamendësimi që mund të bëj cdo lloj qytetar?! Nuk më detyron Rama mund të votoj për këtë. Raporti që mund të prodhohet mund të kalojë me referendum ose nëse Rama mendon se do i bëjë 84 vota
" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 111: 03/04/2019 23:08

    ju lutem pd sos

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës