Kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi dhe OSBE kanë zhvilluar disa takime në Dibër në kuadër të zgjedhjeve lokale për ndërgjegjësimin e grave, përfshirë ata që votojnë për herë të parë, të drejtat e tyre, rëndësinë e votës dhe kuotën gjinore për zgjedhjet vendore.

Kryetarja e KQZ-së gjatë fjalës së saj e vendosi theksin te barazia gjinore në proceset zgjedhore, lirinë e votës dhe problemin e votimit familjar.

Ndërsa kryetari në detyrë Robert Wilton deklaroi se OSBE është e gatshme t’i ofrojmë komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore ekspertizën e kërkuar, sapo ai të fillojë punën.

Këto veprimtari tregojnë besimin e OSBE-së në rëndësinë që ka rritja e pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike, si dhe janë pjesë e mbështetjes për partnerin tonë afatgjatë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pas bisedave paraprake, ne jemi gjithashtu të gatshëm t’i ofrojmë komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore ekspertizën e kërkuar, sapo ai të fillojë punën”, tha Wilton.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)