Të nesërmen (19 janar) në orën 11:00 është caktuar mbledhja e parë e komisionit bipartizan të Reformës Zgjedhore. Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një lidhje skype për ‘Studio Live’ tha se kjo reformë është domosdoshme por ceku mes të tjerash, se ka edhe disa pika negative. Sipas tij 'thembra e Akilit' është debati se kush do t'i numërojë votat.
“Është domosdoshmëri, ka 3-4 pika negative që nuk i takojnë demokracisë. Ato pika kanë lejuar që partitë që marrin pushtetin ose e mbajnë gjatë ose bëjnë abuzim me shoqërinë sepse kanë të sigurta zgjedhjet. Më kryesorja është që kush do t’i numërojë votat, partia që është në garë? E kuptoni ku jemi? Partitë janë në garë dhe numërojnë votat. Pra një parti e re që mund të dalë për të eleminuar partitë e tjera, nuk e bëjnë dot. Këto janë 2 parti që nuk kanë optikë për kohën”- u shpreh Ngjela.
Ndërsa tha se duhet që partitë të mos kenë në dorë numërimin e votave, Ngjela nënvizoi se nëse kryeministri Edi Rama u jep shqiptarëve të drejtën absolute për votën e lirë, do të hyjë në histori në mënyrë triumfuese.
“ Duhet të marrim shembuj nga shtete klasike. Anglia nuk e pranon votimin elektronik, i ka me dorë siç i kemi ne tani, por votimin e numërimin nuk e drejtojnë partitë, kjo është thembra e Akilit, kush e ka institucionin e KQZ, cili institucion do t’i ketë numëruesit e votave. Rama nëse u jep të drejtën absolute shqiptarëve për votën e lirë, hyn në histori triumfalisht. Nëse nuk e kupton këtë dhe e cilëson më shumë qënien e tij kryeministër në një anije që nuk di se ku po shkon... Kryeministrat e mëdhenj kanë hyrë në histori duke kapur një udhëkryq të rrezikshëm dhe e kanë zgjidhur. Ky është udhëkryqi ynë, nuk numërohen votat, manipulohen. Duhet të kemi një institucion kushtetues të nivelit të lartë të kontrolluar deri në nivelin e fundit, marrë nga shtetet perëndimore në mënyrë që të fillojmë edhe ne procesin e votës së lirë. Pyeteni Ramën, po e kuptoi dhe e bëri, hyn në histori”- nënvizoi avokati.
Lajmi kryesor:
‘Sulmi’ i Bardhit e Nokës ndaj Açkës, Ngjela: Do shohim shumë raste të tilla! Opozita në gjendje jo të mirë psikike, ka humbur shpresat për pushtetin
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret e Berishës, Poli Hoxha: Nuk ka transparencë! Anri Bala: Meta do futet në listë të sigurtë pa u pyetur askush! Mustafaj: Nuk do jenë fasadë
29 Janar, 18:22
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
Beqiri në Report Tv: Për 21 janarin ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin! Çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen
28 Janar, 18:44
-
Avokati Beqiri: Belind Këlliçi mafioz i kategorisë së lartë, shantazhon SPAK e BKH, ka prova! Përndjek botuesin Carlo Bollino pse investigon krimet e tij
28 Janar, 18:20
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56
-
Bardhi akuza mazhorancës: Prej muajsh po destabilizon Gjykatën Kushtetuese me qëllim kapjen! Po vë në diskutim mandatin e disa anëtarëve të saj
28 Janar, 13:32
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
Afera Partizani/ Ngjela për Report Tv: Berisha e dhëndri do dënohen, u sekuestrojnë edhe pronat! SPAK nuk preket, krijesë e SHBA
27 Janar, 19:17
-
'Studio Live', Besart Logu zbulon në Report Tv: S'jam më pjesë e Bashës, bashkohem me PD-në e Berishës! Meçe: Basha e Berisha bënë lojë 4 vite
27 Janar, 18:22
-
Shorti për çështjen e Ervin Salianjit në Gjykatën e Lartë, reagon Bardhi: Akt i paprecedent, gjyqtarët mos të pranojnë të përdoren politikisht
27 Janar, 15:13
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52