PD i bën thirrje grupit të Bardhit që të ulen në diskutime për Reformën Zgjedhore. Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku pas seancës plenare tha se kolegët e tjerë të opozitës janë të mirëpritur që të ulen në diskutime dhe të dalin me një draft të përbashkët në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Ai theksoi se nuk ka negociata s ai takon anëtarëve të Reformës Zgjedhore, ku deputetët e Rithemelimit kërkojnë zëvendësimin e bashkëkryetarit Enkelejd Alibeaj me Oerd Bylykbashin. Çollaku tha se është e drejta e opozitës si PD si partia më e madhe opozitare në zgjedhjet e fundit që të ketë përfaqësuesin e saj si bashkëkryetar.
Sipas tij, nëse kryetarja e Kuvendit miraton listën me ndryshime që kërkon Bardhi, ky do ishte një komplot për asgjësimin e PD nga Komisioni për Reformën Zgjedhore.
“Pretendimi i dytë për komisionin e Reformës Zgjedhore, është i pandershëm nga kolegët e opozitës. Nëse Nikolla do pranonte emrat dhe listat e propozuara nga miku im Bardhi me mbështetjen e Rithemelimit, do asgjësonte përfaqësimin e PD. Është e paligjshme dhe cenim i të drejtës kushtetuese të subjektit më të madh që është PD. Nuk ka mundësi të ketë formulime të tjera në rast se nuk ekziston një kompromis për të asgjësuar PD në komision.
Janë vende dhe përfaqësimi është gjithëpërfshirës, edhe nga Rithemelimi dhe partitë aleate. Jemi toalisht të hapur që me kolegët e opozitës të shkojmë drejt, nuk është thelbi kush ulet në karrige, por ca do dalë nga kjo refromë. Ne vetëm ato opsione do mbështesim, listat e hapura, vota e diasporës dhe votim elektronik dhe 1 zonë zgjedhore. Nëse kanë propozime të tjera janë të mirëpritur që të bëjmë në draft. Mazhoranca s’ka asnjë interes të ndryshojë reformën. Nëse kanë propozime të tjera janë të mirëpritur dhe dalim me një draft”, tha Çollaku.
Salianji, nga ana tjetër tha se kërkojnë bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore.
“Siç edhe e shihni, në mënyrë të përsëritur PS e ka vënë për fund parlamentit dhe institucionet e tjera. Të gjitha institucionet i binden Ramës. Po votohen ligjet dhe kalohen në mënyrë të përshpejtuar. Ne kërkojmë 3 kërkesa kushtuese, që nuk na i garanton Rama. Asnjë i PS. Po kërkojmë bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore. Nuk mund të ketë një grupim me 7 deputetë me 4 përfaqësues dhe opozita të mos kenë bashkëkryetar.
Së dyti, e kemi bindur publikun për frikën e Ramës për hetim, fakton se frikën duan ta mbulojnë me mos hetim parlamentar. Kërkesa tjetër është të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të PD. ODHIR kërkoi dje ndalimin e përdorimin e Administratës në fushatë, pavarësisht deklaratave nga ndërkombëtarët për adresimin e problematikave të raportit të OSBE-ODHIR, vijohet njëlloj.”, tha ai.
Lajmi kryesor: